Prof. Christopoulos: “Çfarë provimi duhet për nënshtetësinë e emigrantëve?”

Dimitris Christopoulos

Aktivisti i njohur grek për të drejtat e njeriut, Dimitris Christopoulos, president i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe pedagog në Universitetin Pantion, ka shprehur një pikëpamje interesante lidhur me provimin me shkrim që duhet të japë një kandidat për marrjen e nënshtetësisë greke.

Kjo masë e re, pra provimi me shkrim, do të fillojë të zbatohet pasi të krijohet banka e tezave, që është një prej detyrave të Komisionit të Posaçëm që u krijua javët e fundit.

Christopoulos sugjeron që provimi me shkrim të jetë fakultativ, jo i detyrueshëm. Ai e mbështet pikëpamjen e tij në faktin se ka shumë emigrantë, sidomos shqiptarë, që janë integruar tashmë më së miri në jetën greke, dhe po ashtu dinë të komunikojnë në mënyrë të kënaqshme në gjuhën e vendit, por nuk dinë apo nuk janë kaq të mirë edhe në shkrimin e greqishtes. Rrjedhimisht këta, në provimin me shkrim, nuk do të kalonin.

Madje, Christopoulos prek edhe një aspekt tjetër, që lidhet me përmbajtjen e pyetjeve: Ai kritikon faktin që nëse një emigrant ngec dhe nuk di të thotë pesë shkrimtarë grekë, përsëri mbetet në “provimin” e nështetësisë. Në këtë mënyrë, ai nuk e merr kurrë pasaportën greke.

I gjithë shkrimi i Dimitris Christopoulos, botuar në gazetën “Efimerida ton Syntakton”, ka si më poshtë:



Edi erdhi në Greqi në 1997-n. Punoi në bujqësi dhe në ndërtim. Greqishtja e tij është për bukuri – me atë akcentin e dallueshëm shqiptar- ai ndjek zhvillimet në Greqi dhe është prekur nga kriza, pasi puna e tij është pakësuar në mënyrë drastike.

E di pak a shumë (por gjithsesi, as më pak e as më shumë nga sa di “greku i mesëm”), se çfarë ndodhi në verën e 2015-s. Atëherë u tremb shumë.

Çdo verë shkon me fëmijtë e tij në Shqipëri, ndërsa më herët i porsamartuar, kishte shkuar për një fundjavë në Nafplio.

Deri sa të vendosej në një fshat në Iraklio të Kretës ku jetoj, kishte kaluar nga Arta, Stilida dhe Athina.

Fëmijtë e tij do që t’i ketë të rregulluar, të studiojnë në Greqi (ashtu siuç po shkojnë tani në shkollë) dhe pastaj të vendosin vetë se çfarë do të bëjnë e ku do të jetojnë.

Pas 20 vjetësh në Greqi, Edi vendosi që të marrë pasaportën greke. E di se jeta e tij do të jetë më e mirë kështu, shikon të tjerët që e kanë marrë dhe nuk qëndrojnë radhëve për të rinovuar lejen e qëndrimit.

Dhe më e rëndësishmja, e sheh që fëmijtë e tij më shumë po lidhen me Greqinë se sa me Shqipërinë.

Madje edhe vetë ai po i rrallon lidhjet me atdheun dhe po lidhet më Shumë me Greqinë: e kupton se për jetën e tij tashmë ka më shumë rëndësi ligji grek se sa ai shqiptar; ndërsa e di se një pasaportë e BE-së i garanton lëvizjen e lirë që do të jetë e domosdoshme për të shkuar në shtete të tjerë europianë, “nëse gjërat në Greqi shkojnë akoma më keq”.

Kur të vijë momenti që të hyjë në procesin e nënshtetësisë, do të shkojë gjithë ankth në intervistën që parashikohet nga ligji.

Është përpjekur të mësojë nga një libër me titullin “Greqia, atdheu im i dytë”, që jepet si ndihmë këtu e njëzetë vjet më përpara nga ministria e brendshme për emigrantët që duan të marrin nënshtetësinë.

Provimi jepet me gojë. Aty Edi del zbuluar: e pranon që “nuk di shkrim”, se di të lexojë greqisht, por jo edhe të shkruajë, pasi askush nuk e mësoi.

Vajzat e tij, që shkojnë në shkollën greke, e ndihmuan që të mësojë gjërat themelore nga libri, por ai druhet se kjo nuk mjafton.

Anëtarët e komisionit të nënshtetësisë e shohin që Edi nuk di emrat e pesë poetëve grekë dhe se po vuan që të thotë pesë data të rë[ndësishme të historisë së Greqisë.

Mirëpo ai di emra qytetesh, pse kaloi nga shumë syresh derisa mbërriti në Kretë; njeh shumë gazetarë dhe artistë, pse ndjek nga pak televizionin.

Është tifoz i futbollit dhe preokupohet për gjendjen e refugjatëve nëpër ishujt e Greqisë.

Di gjithashtu edhe kur bëhen paradat, pasi kaq vjet i ndjek me krenari vajzat e tij që janë nxënëse të mira. Di dhe shumë gjëra të tjera, përderisa shkon rregullisht në kafene.

Ai u përgjigjet nevojave të jetës. Çdo mëngjes del për punë, në ullidhtet apo në ndërtim. Po të ketë punë, do ta preferojnë, pse ka namin e njeriut punëtor dhe të ndershëm.

Flet nga pak edhe për politikën, por preferon të bëjë sikur nuk kupton, pse mbajtja e distancës të jep më shumë siguri.

Gjithsesi, deklaron se “vendi do të mëkëmbet sërish, pse grekët dinë të rezistojnë”.

Prej vitesh, bashkatdhetarët e tij në Shqipëri i flasin “Jorgo”, ashtu siç “Jorgo” u flasin gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Nuk besoj se ka grek që të mos njohë qoftë dhe një “Edi”. Heroi ynë është gjëja më e zakonshme që ka për të treguar eksodi i shqiptarëve në Greqi njëzet e pesë vitet e fundit.

Krijimi i grupit të punës në ministrinë e brendshme, me objekt “krijimin e bankës së tezave për procesin e marrjes së nënshtetësisë nga shtetasit e huaj”, është sigurisht një zhvillim pozitiv, që ndihmon të trajtohet arbitrariteti që vërehet në intervistat.

Nuk mundet që kushdo të kërkojë çfarë t’i teket, sepse beson që vlerat greke presupozojnë që të njohesh patjetër Aristotelin e Antikitetit dhe (poetin e periudhës së Revolucionit) Aristotelis Valoritis.

Për fat të keq, kjo ndodh në vendin tonë, dhe krijon përqindja skandaloze të dhënies së nënshtetësisë nga periferia në periferi.

Kështu që disa mund të mendojnë: “pse të mos vëmë provim me shkrim që të garantohet kredibiliteti i procesit?”.

Kjo pikëpamje ekziston dhe zbatohet në shumë shtete europiane, të cilat ndërkaq janë kujdesur më shumë se Greqia për arsimimin e emigrantëve të tyre.

Në Greqi, testi me shkrim do të mund të përdorej në mënyrë fakultative apo plotësuese me intervistën, përderisa i interesuari e dëshiron. Mirëpo nuk mund të funksionojë vetëmevete. Pse kështu Edi nuk do të bëhet kurrë shtetas grek.

Integrimi i çdo emigranti nuk është një menu e zakonshme. Të tjera nevoja integrimi ka heroi yne dhe të tjera vajza e tij që studion në Universitetin Pantion.

Integrimi është një betejë inkuadrimi në një komunitet politik dhe në një shoqëri me performanca të ndryshme.

Është budallallëk që një shtet të kërkojë të njëjtin nivel njohurish nga një shtetas i huaj - student universiteti dhe një emigrant blegtor. Dhe gjithashtu është gabim që gjithë pesha të vihet tek njohuritë.

Integrimi nuk është një procedurë eknciklopedik. Është vullnet, pjesëmarrje dhe dituri e përcaktuar shoqërisht. Gjetkë ftohet të marrë pjesë njeri dhe gjetkë tjetri.

Izolimi i emigrantëve të integruar por të paarsimuar nga komuniteti ynë politik është një gabim total.

12 Shtator 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2