Arben Manaj: Diplomacia "Off Side" shqiptare...

Arben MANAJ

Është një fakt i pamohueshëm se diplomatikisht vetë Rama si kryeministër, mund të ketë arritur ndoshta më shumë sesa tërë shërbimi diplomatik me gjestet dhe performancën e tij, në korridoret e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Bie dakord me retorikën dhe vizionin e Ramës për diplomacinë shqiptare, por jo me mungesën e vetëpërgjegjësisë së tij dhe qeverisë së tij për katandisjen e saj. Padyshim, diplomacia ekonomike e hedhur si vizion që në kohën e qeverisjes së PD, është dhe mbetet një nga shtyllat e diplomacisë moderne, aq më tepër për kushtet specifike të Shqipërisë.

Por shkolla diplomatike shqiptare ende është konservatore dhe nuk po di të përshtatet me sfidat e Shqipërisë kandidate për në BE e gjysmës së popullsisë së vendit që jeton jashtë territorit të Shqipërisë nëpër botë.

Diplomacia shqiptare vuan ende nga të qenit seksion politik i partive që vijnë e ikin nga pushteti, dhe jo pjesë e shtetit me ajkën e saj intelektuale e mbrojtur nga ndryshimet e pushtetit politik të ditës.

Ambasadat shqiptare, janë vende pëllumbash, njerëzish “konviktor”, që duan të rregullojnë fëmijët nëpër shkolla e punë apo vijnë, sepse ose janë pjesë e një partie politike ose i bëhet nder ndonjerit, të lidhur në mënyre okulte me pushtetarë e qeveritarë. Dhe s’kam frike, por bindje se edhe emërimet e reja, të qeverisë “Rama 2”, do jenë pjesë e kompromiseve mes kryeministrisë dhe presidencës së Presidentit qejfmbetur, Meta, që do emërojë atë qe ai ka qejf edhe për inat të Ramës, pas nxjerrjes së partisë së tij në opozitë.

Diplomatët shqiptarë janë njerëz të papaguar dinjitetshëm dhe paguhen me pak se një emigrant i rëndomtë në vendet ku shërbejnë, andaj bien pre e “qoftexhinjve” që më shumë i mëshirojnë, sesa i respektojnë kur i marrin në shtëpi si mysafir, për të ushqyer inferioritetin e tyre intelektual dhe kompleksitetin e tyre prej ‘fejsbukistash’ provincialë të pështirë.

Këtu duhet të filloj të ndryshoj qasja financiare e shtetit ndaj diplomatëve shqiptarë, në radhë të pare, që t’u jap atyre, dhe është më mirë pak dhe saktë, sesa shumë e për lumë, që diplomatët shqiptare të jenë kokëlartë kur të marrin dike për një kafe pune a një darke diplomatike a afariste. Shqipëria padyshim, nuk është Kuvajti dhe as Kina e SHBA për nga fondet për diplomacinë, por gjeografia diplomatike e përfaqësive shqiptare është e frikshme. Se përse duhet ambasadë në Bullgari e Rumani, kur shumë mirë mund ta mbuloj Turqia. Nëse kanë fonde pse jo. Përse duhet në Republikën Ceke dhe Sllovaki, ambasadë, kur shumë mirë mund ta mbuloj Vjena. Përse duhet në Holandë e Danimarkë apo edhe Suedi, kur shumë mire mund ta mbuloj Londra.

Përse patjetër në Kanada kur shumë mirë mund ta mbuloj SHBA. Sërish nëse e përballon shteti shqiptar financiarisht përse jo! Përse në Mal të Zi, kur shumë mirë mund ta mbuloj Kroacia edhe atë të Sllovenisë.

Përse në Poloni ambasadë kur shumë mirë mund ta mbuloj Rusia e cila duhet fuqizuar. Përse nuk bëhen bashkë edhe ajo e Zvicrës dhe selia e OKB-së në Gjenevë apo përse jo Roma të mos mbuloj në të njëjtin qytet dhe Vatikanin disa stacione larg me metro?!! Përse edhe në Kuvajt, edhe në Katar dhe perse mos ti mbuloj ajo e Dubait ose një nga ato këtë të fundit në bazë të interesave më të mëdha, p.sh?!

Këto kursime dhe ky nikoqirllëk diplomatik mund të fuqizojnë ato përfaqësi shqiptare në vende të mëdha vendimarrjesh politiko-diplomatike dhe shtete, ku Shqipëria ka më shumë interesa politike, diplomatikë dhe padyshim ekonomike. Fundja, edhe me pak shpenzime për Jaguar dhe arredime dhe tangërlliqe shtetërore shqiptare në Tiranë, mund të mbulojnë një pjesë të nevojave dhe rrogave të fukarenjëve diplomatik shqiptar.

Nuk dua te merrem me emërimet e diplomatëve që janë produkte kulisash dhe kompromisesh të partive të koalicioneve partiake, duke bërë ndere diplomatike e politike me caktime diplomatësh që nëse sillen nëpër kryeqendra të botës se duan të shtyjnë kohën dhe rregullojnë CV e tyre, duke bërë vrap dhe fitness çdo ditë parqeve të kryeqyteteve evropiane, më mirë ta bëjnë atë nga Liqeni i Tiranës, sesa te vegjetojnë me pasqyra shtypi që bëhen nga Tirana ndoshta më mirë, e nuk vrapojnë të përmirësojnë imazhin dhe sfidat që ka emri i Shqipërisë në vendet ku janë dërguar si Shkëlqesira të saj.

Është dështimi më i madh për një diplomat kur shqiptarët e vendit ku ti shërben, njohin më shumë ish- ambasadorin, sesa ty, sado “sexy” ta kesh emrin.

Është dështimi më i madh kur një biznes i vendit ku je fuqiplotë nuk shkon në vendin nga ke ardhur, përmes punës tënde, siç kërkon me të drejtë Edi Rama.

E po aq dështim është kur nuk del asnjëherë në median e vendit ku ti je kryediplomat, kur media e atij vendi e bën leckë vendin dhe shtetasit e tij edhe pse me të drejtë deri diku, pa ditur të influencosh aq sa mundesh, për të shpjeguar të vërtetën e shkaqet e problematikës së shqiptareve, që siç tha Rama në Durrës, kur “refuzoi çdo përpjekje politike për të treguar me gisht shqiptarët”.

Me shumë të drejtë dhe bie dakord me të kur thotë se “s’ka shqiptar azilkërkues”, por diplomacia shqiptare as duket kurkund, që të argumentoj se gratë dhe vajzat shqiptare që kërkojnë azil nuk janë të trafikuara në realitet siç shkruante paradokohësh ‘The Times’, sesa gra që detyrohen të shtiren si të atilla se duan të bashkohen me burrat dhe të fejuarit e tyre, përmes kësaj mënyre poshtëruese, sesa të digjen te gjalla e asfiksohen kamionëve nëpër rrugët e kontinentin drejt Britanisë.

Se fëmijët shqiptarë nuk janë vërtetë as homoseksual e as në gjakmarrje, shumica e tyre, por thjesht se duan një jetë më të mirë, edhe pse shtyhen në rrugë të panjohura, edhe në moshën 11-vjeçare, duke pësuar drama të mëdha psikike, nga prindër të papërgjegjshëm drejt aventurash, duke i humbur si fëmijë, përmes syrgjynosjes lart e poshtë Evropës për të përfunduar në duart e krimit të organizuar për të shlyer borxhet e udhëtimit, trafikantëve të qenieve njerëzore.

Diplomacia shqiptare e kompleksuar dhe politika shqiptare kurrë nuk kërkon reciprocitet, por bën çdo marrëveshje me çdo shtet, që kërkojnë rikthimin e shqiptarëve nga kanë ardhur dhe kurrë nuk kërkojnë integrimin e atyre që të paktën janë në ato vende ndërkohe, dhe janë bërë pjesë e tregut në ato shtete perëndimore ku përfundojnë.

Dhe në fund, sepse është temë shumë e gjerë kjo e diplomacisë tonë, ja një shembull sesi si nuk dimë të bëjmë diplomaci dhe të vlerësojmë ato asete njerëzore shqiptare apo të huaj, që mund të shfrytëzohen për interesat e Shqipërisë.

Nuk njoh ndonjë diplomat që ka dal nga brezi i pas viteve 90-a, që të ketë dale nga vendet ku jetojnë e kanë studiuar, edhe duke u trajnuar dhe kaluar neper akademitë diplomatike shqiptare, por që kanë të paktën njohuritë e vendit ku kanë studiuar e jetuar.

Është e pafalshme që kryeministri Rama, nuk pati kohë të priste akademikun e shquar britanik, Sir Noel Malcolm, të Universitetit të Oksfordit, kur ky i fundit në Tiranë, bëri prezantimin e librit e tij të fundit për shqiptarët që pat punuar për mbi dy dekada; “Agjentët e Perandorisë”.

Për ata që nuk e njohin Sir Malcolm ( titull i dhënë nga Mbretëresha për merita të shquara), është njeriu që në lobimin në ‘Forin Ofis’ ka dhënë kontributin më të madh për Kosovën, duke bindur vite më parë, diplomatët britanik mes katër akademikesh të ftuar në atë takim, për pavarësinë e Kosovës, edhe si autori i një libri për Kosovën, (Kosovo: A Short History), kur në përfundim të takimit në Foregin Offis nga 3 me 1 kundër saj, përmbysi rezultatin ne 3-1 pro pavarësisë së Kosovës.

Pikërisht për ketë aset dhe akademik britanik të Oksfdorit, shteti shqiptar dhe kryeministri, që sikterisi me të drejtë diplomatët e vete, nuk ka kohë ta pres e nderoj, sepse merrej me shpërndarje tapish diku në Shijak!!

Mjerisht, për mua ky është shembulli klasik i një diplomacie klasike ‘off side” e quajtur ndryshe këto ditë në Tiranë, si “diplomaci e leshit”.

(Si paranteze, personalisht nuk kam asnjë interes, që të mos më keqkuptoni, pasi kam axhendë tjetër në këtë fazë të jetës time, sa për sqarim)... /www.gazeta-shqip.com/

28 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2