Europa League: Shorti shmang “kolosët” për Skënderbeun

Tribuna

Skënderbeu është njohur me kundërshtarët e saj në Europa League. Skuadra korçarë që arriti të kualifikohej për herë të dytë në historinë e saj në fazën e grupeve në Ligën e Europes nuk ka arritur të gjejë në rrugën e saj skuadra të nivelit të lartë si Milan, Arsenal apo Lazio.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja është vendosur në grupin C dhe kundërshtarë do të ketë Dinamo Kiev, Young Boys, Partizani Beograd. Kujtojmë se ekipi korçar për të arritur në këtë fazë ka eliminuar me radhë ekipin nga Andora, Sant Jualia, ekipin nga Kazakistani, Kairat Almaty, Mllada Boleslav e Çekisë dhe mbrëmë kroatët e Dinamos së Zagrebit.

Shorti i hedhur të premten përcaktoi 12 grupe me nga 4 skuadra, në total 48 ekipe. Nga grupet dalin 24 më të mirat, vendi i parë dhe i dyti për çdo grup, ndërsa më pas do t’i bashkohen edhe 8 skuadrat e vendit të tretë që vijnë nga “Champions League” për të formuar kompeticionin me 32 ekipe.

Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 14 shtator.



Shorti



GRUPI A: Villarreal, Maccabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Prague

GRUPI B: Dynamo Kiev, Young Boys, Partizan Beogradi, Skenderbeu

GRUPI C: Braga, Ludogorets Razgrad, Hoffenheim, Istanbul Basaksehir

GRUPI D: AC Milan, Austria Vienna, NK Rijeka, AEK Athinë

GRUPI E: Lyon, Everton, Atalanta, Apollon Limassol

GRUPI F: FC Copenhagen, Lokomotiv Moscow, FC Sheriff, FC Zlin

GRUPI G: Viktoria Plzen, FCSB, Hapoel Beer-Sheva, FC Lugano

GRUPI H: Arsenal, BATE Borisov, Cologne, Crvena Zvezda

GRUPI I: FC Salzburg, Marseille, Vitoria Guimaraes, Konyaspor

GRUPI J: Athletic Bilbao, Hertha Berlin, Zorya Luhansk, Ostersunds

GRUPI K: Lazio, Nice, Zulte Waregem, Vitesse Arnhem

GRUPI L: Zenit St. Petersburg, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar Skopje.

25 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2