Inzagi: Ja pse e refuzova stolin e Kombëtares Shqiptare

Filippo Inzagi ka qenë një nga “ëndrrat” e verës të presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Pas dorëheqjes së Xhani De Biazit, Duka kërkoi me ngulm që të afronte “SuperPipon” në stolin kuqezi, por ish-sulmuesi i njohur Italian vendosi që të vazhdonte të drejtonte Venecian në Serinë B.

I Intervistuar nga “Corriere Dello Sport”, Inzagi ka treguar ndjesitë për bisedimet me Shqipërinë dhe arsyen kryesore pse ai vendosi t’i kthente një përgjigje negative për stolin kuqezi. “Është e vërtetë, m’u bë qejfi që isha në qendër të interesit të një federate e cila në këto vite, falë punës së De Biazit, ka djegur etapat, duke siguruar pjesëmarrjen historike në fazën finale të Euro 2016.

Por unë sapo kam mbushur 44 vjet dhe jam ende shumë i ri për t’u bërë trajner i një Kombëtareje. Kam nevojë që të punoj çdo ditë në fushë me lojtarët dhe stafin tim, duke vazhduar që të studioj, të përmirësohem dhe të bëj sa më shumë eksperiencë. I uroj Panuçit që të korrë të gjithë sukseset që dëshiron dhe meriton”, përfundoi Inzagi fjalët e tij rreth ofertës së Shqipërisë.

25 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2