10 ekipet europiane që kanë shpenzuar më shumë para

Tribuna

Pak para përfundimit të merkatos verore, gazeta sportive franceze “L’Equipe”, ka bërë një përmbledhje me dhjetë ekipet që kanë shpenzuar më shumë para që nga vera e vitit 2011, atëherë kur sheiku Nasser Al-Khelaifi mori Paris Saint Germaine-in (PSG).

Megjithatë dhe pavarësisht shifrave rekord që pagoi për marrjen e Neymarit, PSG nuk është i pari në këtë listë.

“Kampion” për paratë e shpenzuara është Machester City që ndodhet në pronësinë e një sheiku tjetër, Mansur Bin Zajed Al Nihain dhe që, prej 2011-s deri më sot ka shpenzuar për blerje 1,024,1 miliardë euro, duke qenë ekipi i vetëm që ka kaluar barrierën e miliardit.

Gati gjysma e parave, 450 milionë euro, janë shpenzuare që nga shkuarja në Mançester e Pep Guardiolës në 2016. 2450 milionë për dy portierë dhe katër mbrojtës. Po praqpë se prapë, “qytetarët” (citizens), nuk kanë mundur të shkojnë më larg se gjysmëfinalet e Champions League-s.

Në vendin e dytë qëndron PSG, që mban rekordin botëror me blerjen e neymarit (220 milionë euro), dhe pas parizianëve vjen Manchester United që dy vitet e fundit nën drejtimin e Hose Murinhos, shpenzoi në merkato 350 milionë euro.

1. Manchester City 1.024,1 miliard euro

2. PSG 941,1 milionë euro

3. Manchester United 916,6 milionë euro

4. Chelsea 834,6 milionë euro

5. Juventus 750,6 milionë euro

6. Barcelona 622,2 milionë euro

7. Liverpool 602,9 milionë euro

8. Roma 556 milionë euro

9. Real Madrid 550 milionë euro

10. Inter 526,4 milionë euro.

24 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2