Politikanët tregtojnë frikën që shkaktojnë ekstremistët e sëmurë dhe perversë

Anne APPLEBAUM

Ata bënë sa më keq që të mundnin me thika dhe makina të marra me qera. Vranë të paktën 15 njerëz. Plagosën dhjetra të tjerë, shumica e të cilëve ishin turistë që po vizitonin një nga rrugët më të gjalla të Barcelonës – njerit prej qyteteve më të bukur të Europës. Por ata dështuan të bënin diçka më shumë se kaq.

Policia katalanase ishte jashtëzakonisht eficente, duke vrarë apo arrestuar brenda pak orësh 11 prej terroristëve. Këta të fundit, disa prej të cilëve ishin adoleshentë, qenë përpjekur më herët që të ndërtonin një bombë, me rezultat dy prej tyre të humbasin jetën. Brezat me eksploziv që supozohet se kishin veshur, ishin të rreme. Dhe sulmi i tyre nuk i bëri barcelonasit të mbyllen në shtëpi. Pas një momenti heshtjeje të premten, njerëzit dolën sërish në rrugë, duke kënduar “Nuk kam frikë... Nuk kemi frikë”.

Të njëjtën këngë këndonin edhe banorët e Londrës, para disa muajsh, kur terroristë amatorë realizuasn një tjetër sulm. Në Londër, ashtu si dhe në Barcelonë, policia e mirëpërgatitur reagoi shpejt, duke e kufizuar të keqen. Pas atij sulmi, kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan dërgoi saktësisht të njëjtin mesazh si dhe populli spanjoll. Duke iu drejtuar “terroristëve të sëmurë dhe perversë që realizuan këto krime monstruoze”, tha: “Do t’ju dërrmojmë! Nuk do të fitoni”.

Atmosfera në Europë dhe sidomos në qytetet më heterogjene dhe kozmopolite, ka ndryshuar muajt e fundit. Gjithmonë e më shumë njerëz e kuptojnë se synimi i terrorizmit xhihadist nuk është vetëm vdekja, por edhe kaosi. Gjithmonë e më shumë vetëdijësohen se këto sulme janë shpesh amatoreske: po qe se terroristët kishin armë, nuk do të përdornin automjete. Gjithmonë e më shumë kanë frikë, jo terrorizmin, por rrjedhojat që do të pasojnë: zemërimin dhe histerinë që e shfrytëzojnë politikanët populistë duke kërkuar mbështetje, apo gazetat bulevardeske që përpiqen të shesin më shumë kopje. Dhe gjithmonë e shumë po shohin se –nga pikëpamja historike- se niveli i terrorizmit në Europë vazhdon të jetë i ulët. Madje edhe sikur të përfshihen sulmet terroriste në Paris dhe në Bruksel, numri total i viktimave është më i vogël në raport me vitet 1970-të, kur vepronin lëvizje të ndryshme të ekstremit të majtë dhe autonomiste, përfshirë ETA-n dhe IRA-n.

Mirëpo ky qëndrim ndryshon gjithmonë e më shumë nga reagimet e vëzhuesve të ndryshëm të jashtëm. Reagimi i presidentit Trump ndaj sulmit në Londër –ai sulmoi përmes Twitterit kryebashkiakun Kahn se u pëprpoq ta nënvleftësonte atakun duke thënë se nuk është e nevojshme që të shtohet prania policore në rrugë- ishte pa shije, por kishte pasoja. Një mikeshë amerikane më tha se vajza e dsaj, që kishte për të marrë pjesë në verë në një program të Universitetit të Oksfordit, nuk mundi të shkojë në Londër: udhëtimi u anulua, pasi amerikanë të tjerë u trembën nga terrorizmi. Për këdo që jeton në Londër, kjo lloj frike –që nxitet nga Trump dhe nga Fox News- nuk është vetëm e turpshme, por edhe qesharake. Është njëlloj sikur europianët të refuzojnë të vizitojnë Nju Jorkun ngase panë në televizion ekstremistë të djathtë të bardhë.

Në Europë, politikanët që kanë më pak lidhje me këto ngjarje, janë pikërisht ata që i shfrytëzojnë më shumë. Ministri i jashtëm hungarez, për shembull, e ndërlidhi direkt emigracionin me terrorizmin, megjithëse të paktën disa prej terroristëve jetonin prej vitesh në Spanjë, ndërsa të tjerë kishin ardhur në Europë me vizë turistike. Mirëpo këto fakte nuk kanë rëndësi, sepse deklarata e ministrit u bë me qëllim që të forcohet imazhi i qeverisë hungaraze si mbrojtëse e vlerave kombëtare dhe kristiane.

Mirëpo, çfarëdo jehone që të kenë në vendet e tyre deklaratat e Trump-it apo të hungarezëve, në Londër, në Paris, në Barcelonë apo në Bruksel, kanë reuultatin e kundërt. Duhet t’i rezistojmë frikës, thonë qytetarët, ashtu siç duhet t’u bëjmë rezistencë edhe politikanëve që tregtojnë frikën. Duhet të mbështesim policisnë tonë dhe kufijtë tanë, por kjo nuk duhet të thotë se përkrahim ata që mbjellin panikun.

Dhe nuk do ta lëmë terrorizmin që të ndryshojë shoqërinë tonë apo politikën tonë, sepse kjo do të thoshte që terroristët fituan...



*) Anne Applebaum është historiane amerikane dhe kolumniste e gazetës Washington Post, ku është publikuar së pari ky shkrim

24 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2