Ndahet nga jeta komediani Jerry Lewis

Komediani Jerry Lewis, një nga më të suksesshmit e Hollivudit, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Një deklaratë e familjes nënvizonte se ai vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Las Vegas, mëngjesin e së dielës. Partnershipi 10-vjeçar i Lewis me Dean Martin i bëri ata yje në 16 filma dhe u siguroi fitime e sukses të jashtëzakonshëm. Ai u bë një nga aktorët më të paguar në Hollivud me hite si “The Bell Boy”, “Cinderfella” dhe “The Nutty Professor”. Të tjera suksese përfshijnë edhe “The King of Comedy” në 1983, në të cilin ai luante rolin e një drejtuesi emisioni mbështetur nga Robert de Niro.

Janë të shumta personalitetet që kanë nderuar Lewis pas lajmit të vdekjes së tij. Whoopi Goldberg tha se kjo ishte një ‘fitore’ për parajsën dhe një humbje e madhe për komedinë.

Nderime pati edhe nga vajzat e bashkëpunëtorëve të hershëm të tij, Frank Sinatra dhe Dean Martin. Edhe Shtëpia e Bardhë i është bashkuar rrjedhës duke vlerësuar jetën e jashtëzakonshme të një prej humoristëve e komedianëve më të mëdhenj të Amerikës. Lewis, shkruhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, preku jetët e miliona njerëzve. Ai jetoi ëndrrën amerikane. E donte vendin e tij dhe vendi i tij e donte atë.

21 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2