Tre universitete greke mes 500 më të mirëve në botë

Tribuna

Tre universitete greke janë listuar ndër 500 institucionet e arsimit të lartë më të mira në botë, sipas Klasifikimit Akademik të Universiteteve të Botës (ARWU - Academic Ranking of World Universities).

Në krye të listës mbetet edhe këtë vit Universiteti i Harvardit, njëlloj dhe universiteti i Standfordit në vendin e dytë. Treshja plotësohet nga universiteti i Kembrixhit. Pason MIT (Intituti Teknologjik i Macasusetit që ka ngjitur një shkallë në raport me 2016-n, ndërsa Universiteti Berklej i Kalifornisë, ka zbritur në vendin e pestë, nga vendi i tretë që ishte një vit më parë.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga universitetet: Prinston, Oksfordi, Kolumbia, Instituti teknologjik i Kalifornisë dhe Universiteti i Çikagos.

Pothuaj gjasmat (48) nga 100 universitetet më të mira të botës gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; 9 në Britani dhe 6 në Australi.

Sa u përket univewrsiteteve greke, Ethniko-Kapodistriako është listuar në vendet 3001-400, ndërsa në vendet nga 4001-500 gjenden Universiteti Aristotelio i Selanikut dhe Ethniko Metsovio Polytehnio.

15 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2