Avokati Konstantinos Dedes përmbyll me sukses punën për investimin rus me vlerë mbi 400 milionë euro

Tribuna

Komiteti Ndërministror grek i Investimeve Strategjike (DESE), ka miratuar këto ditë dosjen e projektit turistik “Elounda Hills” që do të realizohet në Agio Nikolaos në ishullin e Kretës dhe e ka vlerën më shumë se 400 milionë euro. Punimet e mbledhjes së komitetit i drejtoi ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Dimitris Papadimitriu.

Projekti i paraqitur nga konsorciumi “Mirum Hellas” që kryesohet nga biznesmeni rus, Vitali Borisov, konsiston në ndërtimin e një kompleksi gjigand turstik të përbërë nga 3 hotele me pesë yje, vila, restorante, një port për jahte, terrene sportive dhe njësi tregtare. Kostoja e përgjithshme e investimit është 408. 49 milionë euro. Nga këto, 50.4 milionë janë disbursuar ndërkaq për blerjen e tokës, ndërsa kostoja e ndërtimit të objekteve dhe veprave të infrastrukturës, arrin në 358,09 milionë euro.

Sipas portalit Cretalive, ky projekt investues, do të sjellë një sërë përfitimesh ekonomike dhe sociale, direkte dhe indirekte.

Gjatë fazës së ndërtimit, pritet të krijojë një numër të konsiderueshëm vendesh pune. Ndërsa me vënien në funksionim, do të punësohen të paktën 763 vende pune, për një periudhë 8 muaj në vit.

Në të njëjtën kohë, investitori është angazhuar që të ofrojë pjesë nga fitimet për komunitetin lokal, si sponsorizime, bursa për studime dhe kualifikimin e të rinjve vendas, si dhe shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve që ofron biznesi lokal.

Puna përgatitore për këtë projekt filloi që në vitin 2007, kur për një periudhë dy vjeçare u krye blerja e tokës ku do të ndërtohen objektet.

Që nga ai vit e deri më sot, ana juridike e projektit është ndjekur personalisht nga kreu i zyrës së avokatisë DEDES & ASSOCIATES, Konstantinos Dedes. Si zakonisht në projekte me dimensione të tilla vështirësitë dhe sfidat kanë qenë tepër të mëdha, ashtu siç kanë qenë të shumta edhe pengesat praktike dhe ligjore. Mirëpo, falë ekspertizës shumëplanëshe dhe nivelit të lartë profesional, të gjitha pengesat e sfidat janë tejkaluar dhe avokati Kontantinos Dedes ka shënuar suksesin e radhës.

Zyra DEDES & ASSOCIATES është mjaft e njohur ndër emigrantët shqiptarë, për shkak se ka marrë përsipër e zgjidhur me shumë sukses qindra çështje që u përkisnin bashkatdhetarëve tanë, që nga nxjerrje e lejes së qëndrimit dhe marrjes së nënshtetësisë, heqjes së deportimit (apelasi), e deri te çështje juridike tepër të ndërlikuara.

Tribuna, që është partnere publiciteti e zyrës së avokatisë DEDES & ASSOCIATES, i uron zotit kostantimos Dedes dhe gjithë bashkëpunëtorëve suksese të reja.

08 Gusht 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2