Capital Controls: Rritet limiti i tërheqjeve nga depozitat bankare

Tribuna

Qeveria greke ka njoftuar një lehtësim tjetër në qarkullimin e kapitaleve bankare të qytetarëve.

Që nga qershori 2015, qytetarët nuk kanë lirshmëri në tërheqjen e parave nga depozitat e tyre, por ata mund të tërhqin vetëm një sasi të caktuar, që aktualisht shkon deri në 840 euro në dy javë.

Masa, që ka marrë emrin kontroll i kapitaleve (capital controls), u vendos me qëllim që të përmbante rrjedhjen e parave nga bankat greke, pak ditë para referendumit të 5 korrikut 2015. Në ato ditë rrezikohej qëndrimi i Greqisë në euro dhe njerëzit ishin përfshirë nga paniku. Për shumë muaj, qytetarët nuk mund të tërhiqnin vecse 60 euro në ditë nga depozitat e tyre bankare.

Tashmë, ata mund të marrin përnjëherë nga 1.800 euro në muaj. Por me kusht që gjatë muajit të mos jenë bërë tërheqje të tjera.

Gjithashtu, me vendimin e ri lehtesohet hapja e llogarisë bankare nga një punonjës në një bankë tjetër –përveç asaj ku faktikisht ka llogari-, në rast se punëdhënësi ia paguan rrogën në një bankë tjetër dhe jo në atë ku punonjësi ka llogarinë e vet.

Lehtësira ofrohen edhe për llogaritë e transferuara nga jashtë shtetit. Kështu, nëse dikush transferon para nga jashtë në një llogari bankare që ka në Greqi, ai mund të tërheqë menjëherë 50% të kësaj shume.

Vendimi i firmosur nga ministri i financave, do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Ky lehtësim i ri interpretohet nga qeveria si një tjetër shenjë pozitive në krizën ekonomike dhe financiare që ka përfshirë Greqinë prej 7 vjetësh.

Muajin e kaluar Greqia emetoi obligacione shtetërore, për herë të parë pas tre vjetësh. Ndërsa të enjten, Banka Qendrore Europiane reduktoi limitin e kreditimit të bankave greke me likuiditete emergjence.

04 Gusht 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2