Me Brexit merr fund edhe lëvizja e lirë e qytetarëve nga vendet e BE-së

Tribuna

Lëvizja e lirë e qytetarëve të BE-së drejt Mbretërisë së Bashkuar do të marrë fund ditën që vendi do të dalë nga Bashkimi Europian, sipas të gjitha gjasave, më 29 mars 2019, deklaroi një zëdhënës i kryeministres Theresa May.

Siç transmeton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, kjo deklaratë u bë në një përpjekje që të sqarohet pozicioni i qeverisë britanike, pasi ditët e fundit ministra të kësaj qeverie kanë shprehur opinione kundërshtuese me njeri-tjetrin.

Lideri i krahut që mbështet një Brexit sa më të butë, ministri i financave, Philip Hammond, është shprehur në mënyrë të përsëritur në favor të një periudhe tranzicioni pas Brexit-it, me kohëzgjatje deri dhe në tre vjet, gjatë së cilës do të lejohen qytetarë të vendeve të BE-së që të vijnë e të punojnë në Britani. “Nuk do të ketë një ndryshim të menjëhershëm të rregullave për emigrantët”, deklaroi Hammond këtë javë.

Këtë qëndrim e mbështeti me një artikull në shtyp edhe ministri i brendshëm Amber Ruud.

Ndërkaq, në një intervistë në gazetën Sunday Times, ministri i tregtisë së jashtme Liam Fox, përkrahës i zjarrtë i Brexit-it, komentoi se diçka e tillë do të cënonte vullnetin e popullit britanik të shprehur në referendumin e qershorit të kaluar. Fox shtoi se këshilli i ministrave ende nuk ka konkluduar në një qëndrim për emigracionin.

Zëdhënësi i kryeministres May tha gjithashtu se në qeveri ekziston një “konsensus i gjerë” për një Brexit sa më normal që të jetë e mundur.

Sa i përket sistemit të ardhshëm të emigracionit, zëdhënësi tha se propozimet do të shqyrtohen në kohën e duhur. “Do të ishte gabim që të bëheshin spekulime se si do të jenë ato propozime, ose të aludojë se lëvizja e lirë do të vazhdojë ashtu siç është sot”, nënvizoi zëdhënësi.

31 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2