Holandë, zjarr në rafinerinë më të madhe të Europës

Një zjarr gjigant përfshiu në mbrëmje vonë rafinerinë më të madhe në Evropë të kompanisë së njohur holandeze të naftës ”Shell” në Roterdam duke shkaktuar mbylljen e disa pjesëve të saj.

“Zjarri shpërtheu në një central të voltazhit të lartë në rafinerinë ‘Shell Pernis’ në Rotterdam”, tha një zëdhënës i ”Shell”-it.

”Zjarri u vu nën kontroll nga zjarrfikësit vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00 GMT, megjithatë flakë gjigante duken ende nga rafineria”, shtoi ai.

Nuk ka njoftime për viktima apo për ndotje të ajrit.

Rafineria ”Shell Pernis” në Roterdam me rreth 60 fabrika është rafineria më e madhe në Evropë.

31 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2