Gjermani, dy të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në një diskotekë

Një shkëmbim zjarri në një diskotekë, me shumë gjasa pas një konflikti personal, ka shkaktuar dy të vdekur mes të cilëve dhe agresori dhe katër të plagosur në Constance, në Gjermani, pranë kufirit me Zvicrën.

Policia lokale përjashtoi pistën e një atentati.

“Nuk ka elemente që theksojnë se bëhet fjalë për një akt terrorist”, nënvizoi ajo në një komunikatë.

“Hetimet për shkaqet e këtij akti, që mendohet se lidhet me një konflikt në rrethin e autorit të të shtënave, po vazhdojnë”, shtoi ajo.

Agresori ishte një irakian 34 vjeç, i cili banonte në këtë rajon që prej më shumë se 15 vitesh.

Ai vrau një person dhe plagosi tre të tjerë brenda ndërtesës ku hapi zjarr para se të plagoste dhe një polic jashtë saj. Ai u vra më në fund nga forcat e policisë.

31 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2