Kina përkujton 90-vjetorin e ushtrisë me një paradë gjigante

Kina festoi 90-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit me një paradë gjigante ushtarake, për të cilën mendohet se përbën një shfaqje force nga ana e ekonomisë së dytë në botë.

Presidenti kinez, Xi Jinping, i veshur ushtarak, inspektoi trupat nga pjesa e pasme e një xhipi të zbuluar në bazën e trajnimit Zhurihe, 400 kilometra në veriperëndim të Pekinit, ndërkohë që muzikë te tematikë ushtarake dëgjohej nga altoparlantët.

Televizioni shtetëror CCTV tregoi presidentin kinez duke kaluar në revistë 12 000 trupa, rreth 500 mjete të blinduara dhe avionë ushtarakë.

Zyrtarisht, ushtria kineze është themeluar më 1 gusht.

Përgatitjet për paradën në Zhurihe, baza më e madhe ushtarake aziatike me sipërfaqe 1 000 kilometra katrore, janë mbajtur sekrete.

Kjo është hera e parë që Kina organizon një paradë të tillë me rastin e krijimit të ushtrisë.

31 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2