KE nis një procedurë disiplinore kundër Varshavës për reformën gjyqësore

Komisioni Evropian ka nisur një procedurë disiplinore kundër Polonisë pas publikimit të një ligji të ri që, sipas Brukselit, dobëson pavarësinë e gjykatave polake.

“Komisioni Evropian nisi një procedurë disiplinore kundër Polonisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Ligjit për Juridiksionet e së Drejtës së Përbashkët, të premten më 28 korrik”, theksoi komisioni në një komunikatë.

Ekzekutivi evropian i ka dhënë një muaj kohë Polonisë për t’u përgjigjur për këtë procedurë që mund të çojë në sanksione financiare.

31 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2