Qeveria e re, Rama: Do të ketë emra të rinj

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e re do të jetë e vogël dhe se në përbërje të saj do të ketë emra të rinj.

Në një intervistë në In TV, Kryeministri Rama tha se do të ketë edhe një reduktim të numrit të agjencive dhe inspektoriateve.

“Do bëjmë një qeveri të vogël, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën. Parimi kryesor i 4 viteve të ardhshme do të jetë: më shumë me më pak në çdo aspekt”, tha ai.

Ndërsa, përsa i përket emrave që do të jenë në përbërje të kabinetit të ri qeveritar, Kryeministri Rama vuri në dukje se ende nuk janë përcaktuar, por ai u shpreh i sigurt se do të kishte emra të rinj.

31 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2