E Drejta Familjare: Birësimi dhe rruga ligjore që ndiqet

ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Firma avokative "DEDES & ASSOCIATES" merr përsipër edhe trajton çështje të së drejtës familjare në gjithë Greqinë. Parime bazë për ne janë konfidenca dhe mbrojtja e të dhënave personale të klientëve tanë dhe pikësynimi bazë është përmbarimi i suksesshëm i çështjeve tona. Ekipi ynë i avokatëve specializohet në çështje divorci (konsensusi ose kontestimi), pensioni ushqimor ndaj bashkëshortit dhe fëmijeve, përkujdesjes-kujdestarisë prindërore, atësisë, birëzimit, mbrojtjes ligjore, dhunës brenda familjes, kontratave të bashkëjetesës dhe në mënyrë indikative kryejmë veprimet gjyqësore të mëposhtme:

Përpilim dhe depozitim padish për pension ushqimor & kujdestarinë e fëmijeve të mitur.

Masa mbrojtëse– Akordim i pensionit ushqimor.

Kërkesë divorci me konsensus.

Masa mbrojtëse – Kërkesë pezullimi të bashkëjetesës martesore dhe rregullim të strehës familjare.

Birësim

Propozime – Pezullim të atësisë.

Kontratë bashkëjetese.

Për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të braktisur, të lënë në mëshirë të fatit, shumë çifte vendosin t’i ofrojnë atyre një vatër familjare duke i mundësuar kështu një rritje më të shëndetshme dhe një jetesë më të mirë. Çdokush ka të drejtë të mirërritet dhe t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për edukimin e tyre. Me qëllim ofrimin e një të ardhmeje, çiftet me ose pa fëmijë iu drejtohen strukturave përkatëse për të përmbushur hapat e duhur të kësaj procedure shpëtuese.

Dhe prindërit që janë të interesuar për të birësuar një fëmijë drejtohen tek nje avokat për të ndjekur te gjithë procedurën.

Birësimi është një institucion shumë i rëndësishëm i të drejtës familjare. Në themel qëndron e drejta e çdo fëmije për t’u rritur në një familje; gjë që theksohet në nenin e parë të Kapitullit “Birësimi” në Kodin e Familjes. Kodi përcakton se: “Birësimi lejohet vetëm në rast se është në interesin e lartë të të miturit dhe garanton respektimin e të drejtave të tij themelore.”

Ku duhet te drejtoheni për të birësuar një fëmijë?

Janë dy kategori miratimi të birësimit:

1- Nëse ju e njihni fëmijën që ju dëshironi për të birësuar drejtoheni në Departamentin e Shëndetit Publik dhe Mirëqenies Sociale të rajonit tuaj.

2- Nëse ju doni të birësoni një fëmijë nga një vend tjetër duhet sërish të drejtoheni në Departamentin e Shëndetit Publik dhe Mirëqenies Sociale të çdo rajoni, por edhe te Autoritetit Qendror për birësimet në bazë të Ministrisë së Punës.

Në të dy rastet zyra jonë mund t’ju ndihmojë që çdo procedurë të përshpejtohet dhe të realizohet në mënyrën më të mirë sipas ligjeve të shtetit Grek.



Çfarë parashikon ligji

- Një kufizim i madh për adoptimin e fëmijëve, është mosha e prindit ardhshëm birësues. Nuk duhet të jetë një ndryshim në një fëmijë më pak se 18 vjet dhe më të madh se 50. Ajo duhet të jetë mbi 30 vjeç dhe jo më i vjetër se 60.

Birësimi është një institucion juridik i posaçëm që synon gjetjen e një familjeje birësuese zëvendësuese me atë biologjike për fëmijën që konsiderohet i braktisur e cila i ofron dhe garanton në vijim të drejta të plota .

Kërkesa për të kryer birësim të një fëmije bëhet jo vetëm nga persona të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të kenë fëmijë biologjikë, por edhe nga persona që kanë fëmijë, por dua të marrin nën përgjegjësi e të rrisin fëmijë të cilët nuk kanë mundësi të rriten nga prindërit e tyre, apo janë fëmijë të braktisur.

Birësimi lejohet vetëm për fëmijët e mitur, pra kur fëmija është nën 18 vjeç, dhe diferenca në moshë mes birësuesit dhe të birësuarit duhet të jetë jo më pak se 18 vjet. Nëse birësohet nga njëri bashkëshort fëmija i bashkëshortit, diferenca duhet të jetë jo më pak se 15 vjet. I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm, ose edhe nga dy persona, vetëm në rastin kur ata janë bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Personat nuk mund të birësojnë kur u është hequr nga gjykata përgjegjësia prindërore apo vuajnë nga sëmundje psikike apo një sëmundje, e cila vë në rrezik shëndetin dhe jetën e atij që do të birësohet. Gjykata duhet të bindet se birësuesi ka garancinë si person, se do të kryejë detyrën e birësuesit mbi mirërritjen dhe arsimimin e atij që do të birësohet.

Nëse fëmija që do të jepet për birësim i ka prindërit biologjikë, kërkohet pëlqimi i tyre. Kur fëmijës i kanë vdekur prindërit, gjykata që vendos nëse fëmija duhet të birësohet. Nëse personi që kërkon të birësojë një fëmijë është i martuar, duhet të merret edhe pëlqimi i bashkëshortit.

Vetë fëmija që do të birësohet nëse ka mbushur moshën 12 vjeç duhet të japë pëlqimin për birësimin para gjykatës. Nëse ka mbushur moshën dhjetë vjeç merret mendimi i tij.

Një i mitur që ndodhet në një institucion të përkujdesjes sociale, ose personit që e ka në përkujdesje, deklarohet i braktisur nga gjykata atëherë kur prindërit në mënyrë të dukshme, nuk janë interesuar për gjatë një viti, para paraqitjes së kërkesës për deklarimin e braktisjes. Kur i mituri ka qenë strehuar që nga lindja në një institucion, afati prej 1 viti kufizohet në 3 muaj.

Nëse prindërit biologjikë, nëpërmjet një deklarate japin pëlqimin që fëmija të jepet për birësim dhe vetë fëmijën e lënë nën kujdesin e këtyre institucioneve, afati kufizohet në 6 muaj.

Vlerësohen si të painteresuar për fëmijën, prindërit që vullnetarisht nuk kanë marrëdhënie të përzemërta për rritjen e tij dhe që kanë treguar pakujdesi në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore. Gjykata i kërkon personit që ka paraqitur kërkesën për birësim shpjegime nëse janë bërë përpjekje për gjetjen e prindërve dhe kthimin në familjen biologjike, kur kjo është e mundur.

Gjykata, që deklaron të braktisur të miturin, cakton në të njëjtin vendim kujdestarin për mirërritjen, arsimimin e fëmijës dhe kujdestari mund të jetë një institucion i përkujdesjes sociale ose një person i caktuar, nisur nga interesi më i lartë i të miturit.

Nëse gjatë procedurës për birësim paraqitet një kërkesë për njohje atësie, procedura pezullohet deri në përfundim të gjykimit për njohjen e atësisë, pasi precedencë në çdo rast ka familja biologjike dhe duhen bërë të gjitha përpjekjet që fëmija të qëndrojë pranë prindërve, nëse një gjë e tillë është e mundur.

Birësimi i prodhon efektet e tij nga data që vendimi i gjykatës merr formë të prerë dhe është një proces i pakthyeshëm. Pasi bëhet birësimi, pushojnë të drejtat dhe detyrimet e të birësuarit me familjen biologjike dhe lindin të drejta e detyrime me birësuesin dhe gjininë e tij. I birësuari merr mbiemrin e birësuesit dhe në rast birësimi nga dy bashkëshortë, mbiemrin e përbashkët të tyre.

Me kërkesë të birësuesit, gjykata mund të ndryshojë emrin e të birësuarit. I birësuari merr për emër nëne dhe ati atë të birësuesve. I mituri, prindërit biologjikë dhe birësuesit kanë të drejtën e mirëbesimit për procesin dhe dokumentacionin e birësimit, si shprehje të respektimit të jetës së tyre private.

Vetëm pasi i birësuari të ketë mbushur 18 vjeç, ka të drejtë të njihet me historinë e tij dhe, nëse është e mundur, me të dhënat për prindërit biologjikë.



PËR MË SHUMË DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISË DEDES & ASSOCIATES

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00),

ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës).

Informohuni dhe nga rrjetet sociale:

Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/

Linkedin: dedes-and-associates-law-firm

Site: www.dedeslaw.gr







31 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2