Prishet sërish moti: Shi dhe reshje breshëri

Tribuna

Shtrëngata shiu, reshje breshëri dhe erëra të fuqishme do të pasojnë vapën e ditëve të fundit, sipas buletinit të shërbimit meteorologjik grek (EMY).

Përkeqësimi i motit pritet të fillojë paraditen e të enjtes, nga zonat në perëndim të vendit, ku do të shënohen shtrëngata shiu që do të shoqërohen vende-vende nga reshje breshëri dhe erëra të fuqishme.

Deri pasditen e të enjtes në këtë valë do të jenë përfshirë ishujt e detit Jon (me përjashtim të Korfuzit), pjesa e perëndimore e Greqisë kontinentale, Peloponezi, Maqedonia Qendrore dhe deri në mbrëmje: Maqedonia Lindore, Traka dhe ishujt e Egjeut Verior dhe Lindor.

I njëjti mot do të jetë edhe të premten, kryesisht në verilindje të vendit.

Në pjesën tjetër të Greqisë moti do të jetë kryesisht me diell. Erërat do të fryjnë me densitet 3-5 ballë (në jug 6), ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme.

27 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2