Bayern Munich: Refuzojmë pjesëmarrjen në çmendurinë e transfertave

AFP / ATSH
Presidenti i Bayern Munich-ut, ish futbollisti Uli Hoeness

Bayern Munich nuk do të marrë pjesë në çmendurinë aktuale të transfertave, çmimet e të cilave janë shpërthyese, madje do të heqë dorë menjëherë edhe nga fitorja e Ligës së Kampioneve, theksoi presidenti Uli Hoeness për agjencinë sportive SID.

“Nuk dëshiroj të blej një lojtar për 150 apo 200 milionë euro, nuk dëshiroj të marr pjesë në një çmenduri të tillë, janë gjëra që ne i refuzojmë plotësisht te Bayern”, deklaroi figura historike e klubit në Singapor, ku ekipi po përgatitet në kuadër të një evenimenti të organizuar nga sponsori SAP.

Pra, mbajtësi i rekordit të numrit të titujve në Bundesligë dhe pesë herë fitues i Ligës së Kampioneve e rishikon ambicien e tij në rënie.

“Për aq kohë sa të tilla çmenduri do të ndodhin në tregjet e transfertave, nuk do të jetë i mundur planifikimi i një fitoreje në Ligën e Kampioneve”, theksoi ai duke shtuar “ne dëshirojmë të bëhemi kampionë të Gjermanisë”.

Sipas informacioneve të shtypit, Paris SG po përpiqet aktualisht të marrë yllin brazilian të FC Barcelone Neymar për 200 milionë euro, ndërkohë që Real Madrid kishte arritur një marrëveshje në parim me Monacon për sulmuesin francez, Kylian Mbappe për 180 milionë euro.

Në Angli, Manchester City është ekipi që ka shpenzuar më shumë me rreth 220 milionë euro për rekrutimin e Benjamin Mendy, Bernardo Silva, Kyle Walker, Ederson, Danilo dhe Douglas Luiz.

Shumat rekord, të siguruara nga rritja e të drejtave të paguara nga stacionet televizive në botë dhe ndërprerja e kampionateve të reja, si në Kinë, po tërheqin yjet me oferta për paga marramendëse.

Duke krahasuar, Bayern ka qenë deri tani i përmbajtur. James Rodriguez ishte i gatshëm për Real Madrid me mundësinë e blerjes. Klubi rekrutoi gjithashtu francezin, Français Corentin Tolisso (22 vjeç) për 47,5 milionë euro nese aplikohen të gjitha bonuset.

Uli Hoeness paralajmëroi kundër një reagimi negativ të tifozëve nëse tendenca inflacioniste vazhdon.

“Pyes veten nëse me kalimin e kohës do të mundem ta pranoj këtë për spektatorët, drejtuesit duhet të pyesin veten nëse e gjithë kjo është e arsyeshme”, theksoi ai.

Presidenti i këshillit të mbikëqyrjes të Bayern njoftoi emërimin në javët e ardhshme të një drejtori sportiv për klubin, post vakant që prej largimit të Mathias Sammer një vit më parë.

Media gjermane ka përmendur mbërritjen e ish-kapitenit të klubit, holandezit Mark van Bommel, apo të ish-qendërsulmuesit të Kombëtares gjermane, Miroslav Klose.

27 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2