Financial Times: Greqia rikthehet në tregjet financiare, duke shfrytëzuar besimin në rritje të investitorëve

“Greqia u rikthye në tregun e obligacioneve për herë të parë pas tre vjetësh, duke shfrytëzuar besimin në rritje të investitorëve për rimëkëmbjen ekonomike, me një shkëmbim që shënon një hap të mëtejshëm në drejtim të daljes nga programi i ndihmës”, vë në dukje gazeta britanike Financial Times.

Gazeta vë më tej në dukje se “interesi i obligacionit u fiksua në 4,62%, më e ulët nga ajo 4,8% që ishte ofruar në fillim. Pjesëmarrësit në këtë transaksion e vlerësuan këtë nivel interesi si shenjë të besimit të rritur të investitorëve për Greqinë”, vazhdon FT.

Financial Times citon ekspertin Nicholas Wall, sipas të cilit, një rikthim i Greqisë në tregjet financiare është në interes të të gjithëve, pasi do të ndihmojë vendin të dalë nga programi i ndihmës, duke kufizuar rrezikun e një krize tjetër të Eurozonës, atëherë kur do të përfundojë paketa e ndihmës, në 2018.

27 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2