Panucci prezantohet si trainer i Kombëtares: Objektivi i vetëm është Euro 2020

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zyrtarizuar në një konferencë për shtyp, se për 2 vite e 4 muajt e ardhshëm në krye të kuqezinjve do të jetë italiani 44-vjeçar, Kristian Panuçi.

Ish-futbollisti i njohur i cili ka qenë pjesë e skuadrave me emër si Milan, Real Madrid, Inter apo Roma, do të zëvendësojë Xhani De Biazin në krye të Shqipërisë me objektivin për të mbyllur kualifikueset e “Rusi 2018” në vendin e tretë në Grupin G dhe për të synuar më pas kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian 2020.

Panuçi ka një eksperiencë të shkurtër si trajner teksa ka punuar si ndihmës i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës në Serinë B.

“Ka qenë një proces ndoshta i zgjatur pak në kohë sepse bashkë me stafin teknik të FSHF-së nuk kemi marrë një vendim të lehtë. Në këtë konferencë falënderoj të gjithë kandidatët që kemi kontaktuar të cilët kanë qenë gati të marrin drejtimin e Shqipërisë, duke filluar nga Zenga, një trajner shumë i mirë, Sedorf, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, Malezani. Kemi marrë vendimin më të mirë, kemi zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk besoj se ka nevojë t’ua prezantoj. Ka një eksperiencë të madhe si lojtar, ndoshta modeste në trajnim. Kemi bërë zgjedhje shumë të mirë, për mua është një njeri me vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme. Jam i bindur që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur të jemi pjesë e EURO 2020.”, tha Duka gjatë fjalës së tij.

Ndërsa Panuçi, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, falenderoi presidentin Duka që i besoi këtë detyrë që sipas tij, “po më jep emocione të mëdha, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për këtë vend që po rritet shumë në futboll”.

“Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi katër ndeshje të rëndësishme përpara për eleminatoret e botërorit, edhe pse është thuajse e pamundur kualifikimi, por që do të na shërbejë për t’u përgatitur për Europianin e 2020. Mezi pres që të filloj nga puna dhe të përpiqem t’u jap kënaqësi njerëzve të këtij vendi. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020, i vetmi objektiv i rëndësishëm për ne dhe grupin e mundësitë për t’ja dalë mbanë i kemi”, tha Panucci

20 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2