Greqia përgatitet të huazojë nga tregjet financiare

Tribuna

Për daljes nga mbikqyrja disiplinore për shkak të deficitit publik, Greqia synon tashmë të provojë huazimin nga tregjet financiare. Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë që nga viti 2014, kur Greqia bëri një provë, por interesat rezultuan shumë të larta.

Sipas analistëve, rikthimi i Greqisë në tregjet financiare, do të ishte një hap i rëndësishëm në rrugën për daljen e vendit nga kriza.

Qeveria përgënjeshtroi të martën zërat se do të emetojë brenda korrikut një bond pesëvjeçar, me vlerë 2 miliardë euro.

“Qeveria po i ndjek me kujdes zhvillimet në tregun e bondeve dhe do të vendosë për kohën më të përshtatshme të emetimit, jo mbi bazën e thashethemeve, por me kriter të vetëm menaxhimin më të mirë të borxhit publik grek”, thuhet në një njoftim të publikuar mëngjesin e të martës.

Në fakt, po qe se një bond grek emetohej tani, interesi do të ishte 5,35%, gati dy herë me i lartë nga interesat që paguan Portugalia, që gjithashtu kaloi një krizë të rëndë borxhi.

Arritja e interesit sa më të ulët është dhe një çështje prestigji për kryeministrin Aleksis Tsipras.

Dhe kjo pse në 2014, kur kryeministër ishte konservatori Antonis Samaras, Greqia bëri një test duke emetuar një bond pesëvjeçar, me interes 4,95%.

Tsipras synon që bondi i tanishëm, të ketë një interes shumë më të ulët, pikërisht për ta përdorur edhe si krahasim me qeverinë e mëparshme.

Gjithsesi, data për rikthimin e Greqisë në tregjet financiare, tashmë përbën një pritshmëri realiste ka shumë gjasa të ndodhë brenda vjeshtës së ardhshme.

Që nga viti 2010, Greqia financohet ekskluzivisht nga programet e shpëtimit që i kanë ofruar partnerët europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe që deri më tani kanë dhënë përafërsisht 200 miliardë euro.

18 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2