Zbulohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares, brenda të mërkurës zyrtarizimi

Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur pasuesin e Xhani De Biazit. Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media dhe që kanë gjetur edhe konfirmim nga burime brenda FSHF-së, me shumë mundës, tekniku i ri i kuqezinjve do të jetë Kristian Panuçi.

Sipas burimeve, Presidenti Duka ka qenë shumë i pavendosur në javët e fundit, pas bisedave me shumë trajnerë, duke përzgjedhur tre emra finalë: De Kanio, Panuçi e Sedorf. De Kanio kishte në krah të tij eksperiencën, që Duka e kishte si kusht mjaft të rëndësishëm, por në ditët e fundit Panuçi ia arriti të bëhej zgjedhje e parë.

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës, po ashtu ish lojtar i Real Madrid dhe Romës ka grumbulluar shumë eksperiencë si ndihmës i Fabio Kapelos në drejtimin e Rusisë në periudhën 2012-2014 dhe kjo ka ndikuar jo pak në zgjedhjen e Dukës, që i ka besuar edhe emrit të madh të Panuçit si futbollist, një lojtar që ka punuar për shumë vite me Fabio Kapelon në vitet ’90.

Edhe pse nuk ka ende një zyrtarizim nga ana e FSHF-së, burime pranë saj, kanë bërë me dije se trajneri do të mbërrijë mbrëmjen e së martës në Tiranë dhe të mërkurën do të dalë para mediave për të bërë edhe prezantimin.



Christian Panucci (djathtas) në krah të Fabio Capello-s, kur ndodheshin në pankinën e Rusisë

17 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2