BE dhe Londra rifillojnë raundin e dytë të negociatave për Brexit

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe filluan të hënën raundin e dytë të negociatave për të vendosur kushtet për divorcin e tyre, ndërkohë që Londra është vënë në vështirësi për të vepruar.

Pas një shtrëngimi energjik duarsh me homologun britanik, David Davis, kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier njoftoi se dy kampet, më në fund, “ishin zhytur në zemër të çështjes”.

Seanca e negociatave do të zgjasë katër ditë, gjatë të cilave grupe të ndryshme pune do të diskutojnë për prioritetet e para të vendosura, si të drejtat e qytetarëve dhe pagesa e kredive, por gjithahstu dhe çështja irlandeze dhe disa çështje të tjera.

Sipas Barnier, objektivi është të shqyrtojmë dhe të krahasojmë qëndrimet tona respektive për të progresuar.

“Ka ardhur koha të punojmë dhe të bëjmë gjithçkaqë këto negociata të kurorëzohen me sukses”, deklaroi Davis, i cili kërkon të identifikojë dallimet për t’i shqyrtuar dhe për të identifikuar ngjashmëritë për t’i riforcuar.

17 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2