Arrestohet greku me 97 kg kanabis, në afërsi të kufirit me Shqipërinë

Tribuna

Një shtetas grek është arrestuar fare pranë kufirit me Shqipërinë, i akuzuar për transportimin e një sasie të madhe droge.

30 vjeçari u ndalua në Sajada, disa kilometra nga pika kufitare e Qafë Botës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në mjetin e tij një sasi kanabisi me peshë 97,3 kg, të ambalazhuar në 78 paketa. U gjet gjithashtu dhe një sasi e vogël kokaine.

Automjeti që ishte marrë me qera prej drejtuesit nga një firmë greke, u sekuestrua.

Policia po heton nëse i arrestuari po e sillte drogën nga Shqipëria, apo e kishte marrë atë në dorëzim në brendësi pjesës greke të kufirit.

12 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2