Dacic: Greqia dhe Serbia të bashkëpunojnë për të përballuar influencën shqiptare në rajon”

Tribuna
Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic

Ministri i jashtëm serb, njëherazi edhe nënkryetar i qeverisë Ivica Dacic ka deklaruar se Greqia dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë edhe për të përballuar influencën e faktorit shqiptar në Ballkan.

Dacic e bëri këtë deklaratë pas takimit në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias.

“Do të duhet të kemi një komunikim të rregullt dhe dinamik, për të shqyrtuar temat rajonale, por edhe lidhur me influencën e faktorit shqiptar në rajon”, ka thënë Dacic, i cili në konferencën e shkurtër për shtyp para gazetarëve foli dukshëm më gjatë se mikpritësi i tij grek.

Dacic ka shtuar se vendi i tij dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë, pasi kjo është shumë e rëndësishme. “Mirëpo”, ka theksuar, “është e qartë se ka një politikë të intensifikuar të cilën e mbështesin politikanët shqiptarë. Ata dëshirojnë realizimin e platformës së Loidhjes së Prizrenit, domethënë krijimin e një shteti të bashkuar shqiptar. Kjo është me të vërtetë një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë të Europës”, kja thënë Ivica Dacic.

Ministri i jashtëm serb u është referuar edhe zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë që cilido që të zgjidhet në postin e kryeministrit, “nuk mund të themi që është më i mirë, po të marrim parasysh interesat e serbëve që jetojnë aty”.

Dacic ka falënderuar edhe një herë Greqinë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, kjo tregon mbështetjen e Greqisë ndaj Serbisë dhe integritetit territorial të saj.

Përkundër ministrit të jashtëm serb, homologu i tij grek ka preferuar të fokusohet në çështjet e bashkëpunimit dypalësh. Dhe kjo ndoshta pse të enjten në Selanik do të mbahet takimi i këshillit të lartë të bashkëpunimit midis Greqisë dhe Serbisë. Delegacioni grek do të kryesohet nga kryeministri Tsipras, ndërsa ai serb nga presidenti Vucic.

Po të enjten dhe po në Selanik do të mbahet edhe një samit tripalësh me liderët e Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

12 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2