Zakinthos, rrihet për vdekje turisti amerikan

Tribuna

Një turist amerikan ka gjetur vdekjen, i rrahur egërsisht prej rreth dhjetë personave. Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Zakinthos, në një bar në zonën Lagana, që është dhe zona më turistike e ishullit.

Viktima quhet Bakari Henderson, i moshës 22 vjeç dhe ishte student në Universitetin e Arizonës. Ai kishte mbërritur para pak ditësh në ishull, për pushimet verore, që do të ishin të fundit e jetës së tij të shkurtër.

Mesnatën e të premtes, ndërsa po pinte brenda në ambientet e barit, amerikani i pafat pati një debat me një. turst serb. Në debat u përfshinël dhe miq të të dy palëve dhe zënka precipitoi në përplasje trup me trup. 22 vjeçari humbi ndjenjat si pasojë e goditjeve. Menjëherë u dërgua në spital, ku thjesht u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Policia, që mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, arrestoi një shtetas britanik me origjinë serbe, që ishte përgjegjës për sigurinë i barit, si dhe një shtetas grek që punonte aty si kamerier.

Më pas, numri i të arrestuarve është rritur, pasi policia arrestoi gjashtë shtetas të tjerë serbë, në hotelin ku ishin strehuar. Sipas policisë, ata shfaqen në videot e sekuestruara të godasin pa mëshirë turstin amerikan.

Zakinthos është nga ishujt grekë më të frekuentuar nga turistët, sidomos anglosaksonët.

Vitet e fundit aty nuk kanë munguar as ngjarjet e rënda. Në 2011, dy taksistë vendas goditën për vdekje, me thika një turist anglez 19 vjeçar dhe plagosën rëndë katër shokë të tij, pas ndezjes së një sherri banal.

08 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2