Tsipras del nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Tribuna

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka dalë të shtunën paradite nga klinika “Evgenidi”, ku një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë kirurgjikale.

Operacioni u bë për t’i hequr një hernie në kërthizë.

Tsipras shkoi në klinikë të premten pasdite, për të kryer ndërhyrjen e programuar.

Pas daljes, ai falënderoi me një mesazh në Twitter personelin e klinikës.

“Një falënderim i veçantë për mjekët dhe personelin e shërbimit që me gjithë vështirësitë gjenden në vijën e parë të detyrës”, shkruajti të shtunën Aleksis Tsipras.

“Ishte thjesht një ndërhyrje e nevojshme që u vendos urgjentisht dje paradite dhe brenda më pak se 24 orëve u riktheva në detyrat e mia”, shkruan Tsipras në një mesazh tjetër.

08 Korrik 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2