I jepet lamtumira e fundit themeluesit të televizionit ANT1, Mino Kyriakou

Tribuna

Përfaqësues të politikës greke kanë marrë pjesë në meshën për t’i dhënë lamtumirën e fundit biznesmenit Minos Kyriakou, themelues dhe president i televizionit Ant1.

Me tyre, presidenti i Republikës Helenike Prokopis Pavlopulos, kryetari i Demokracisë së Re Kariakos Mitsotakis, kryetarja e PASOK-ut Fofi Genimata, ish kryeministrat Antonis Samaras dhe Kostas Karamanlis, ish kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, deputetë, biznesmenë, gazetarë dhe e gjithë “familja” e televizionit Ant1, asistuan në meshën që u krye në kishën Agia Marina në Ekali.

Minos Kyriaku vdiq të dielën, në moshën 75 vjeç, nga një atak në zemër. 24 orë para vdekjes, ishte kryer ceremonia e martesës së djalit të tij, Theodori.

Minos Kyriaku ishte një nga biznesmenët me emër më të shquar në Greqi. Që në moshë të re ai u muar me biznesin e anijeve dhe u shndërrua në një nga emrat më të fuqishëm të këtij sektori lider të ekonomisë greke.

Në fundin e viteve 1980, u aktivizua në sektorin e mediave, fillimisht duke themeluar radion Ant1 97,2 FM (sot “Easy 97,2”. Një vit më vonë, në 1989 inauguroi televizionin ANT1, që shumë shpejt u bë një nga mediat dominuese në vend.

Kyriaku kishte pasion edhe sportin. Në periudhën 2004-1009 ishte president i Komitetit Olimpik Grek, si dhe i klubit “Panelinios”.

Në dhjetor 2004 ai ishte martuar me aktoren Mari Konstandatu, me të cilën u divorcua sivjet. Nga martesa e mëparshme, Kyriaku kishte dy djem dhe një vajzë.

04 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2