Brian Hoyt Yee: "Intersimi amerikan për Ballkanin Perëndimor mbetet i fuqishëm"

Tribuna

Prania dhe interesimi amerikan për Ballkanin perëndimor mbetet i fuqishëm dhe politika e shteteve të bashkuara nuk ka ndryshuar, deklaron zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Brian Hoyt Yee, në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini dhe gazetarin Stavros Tzimas.

Stabiliteti dhe prosperiteti i vendeve të rajonit do të ndihmojnë që Amerika të bëhet më e sigurt, dhe do të jenë aleatë të fuqishëm në luftën kundër terrorizmit, thekson Yee.

Mirëpo, Brian Hoyt Yee shton se që të realizohet ky objektiv, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për reforma të thella, që do t’u ofrojnë qytetarëve një qeverisje më të mirë, siguri dhe më shumë vende pune.

Zyrtari amerikan, që ndërmori misione në Ballkan muajt e fundit, vëren se ka disa zhvillime pozitive në Ballkan, që sipas tij u realizuan me angazhimin amerikan dhe europian. “Mali i Zi u anëtarësua në NATO, liderët e Maqedonisë krijuan qeveri, opozita shqiptare pranoi të ndërpresë bojkotin dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa Serbia hypi dy kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE”, konstaton Hoyt Yee dhe shton: “Këto hapa progresi tregojnë se vendet ballkanike mund të arrijnë synimet e tyre kur ekziston vullneti politik”.

Sipas Hoyt Yee, rajoni ende ka sfida të rëndësishme përpara. Në planin e brendshëm: institucionet e pafuqishme, dobësitë në rregullat e së drejtës, media jo të lira dhe korrupsionin endemik. Në planin e jashtëm: Lufta kundër terrorizmit, menaxhimi i flukseve migratore dhe presionet e jashtme për frenimin e demokratizimit. Që të kalohen me sukses këto sfida, “liderët e këtyre shteteve do të duhet të tregojnë kurajo politike, të bashkëpunojnë mes tyre dhe të marrin vendime, por edhe të bëjnë hapat e nevojshëm për më shumë stabilitet dhe prosperitet”, thekson zyrtari amerikan.

Përballë paralajmërimeve nga Beogradi, Shkupi e madje dhe Moska,m mbi rrezikun e një destabilizimi të ri në Ballkan, për shkak të “retorikës nacionaliste të liderëve shqiptarë, që interpretohet si një përpjekje për axhendën e Shqipërisë së Madhe”, zyrtari amerikan përgjigjet:

“Ne nuk e mbështesim rishikimin e hartës së Ballkanit dhe refuzojmë retorikën nacionaliste prej çfarëdo burimi. Nuk është në dijeninë time asnjë tentative serioze për ndryshimin e kufijve në rajon”.

“Kufijtë e vendeve Ballkanike janë përcaktuar qartë, njihen ndërkombëtarisht dhe nuk përbëjnë objekt të një mosmarrëveshjeje serioze. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të ndihmonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thekson zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

“I inkurajojmë liderët e rajonit që të distancohen nga retorikat zjarrvënëse dhe separatiste e të përqëndrohen në reformat themelore politike dhe ekonomike, që janë të domosdoshme për progresin e integrimit të tyre në institucionet euroatlantike”, përfundon Brian Hoyt Yee intervistën për të përditshmen greke Kathimerini.

04 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2