Basha garon me Selamin për kreun e PD

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dy kandidatura nga 8 të tilla në garën për kryetar të PD-së. Eduard Selami dhe Lulzim Basha do të garojnë për të marrë në datën 22 korrik mbështetjen e anëtarësisë në një proces që do të administrohet nga komisioni prej 7 anëtarësh. Vendimet janë marrë mes debateve në mbledhjen e cila zgjati 3 orë të kryesisë së PD

Kryesia e Partisë Demokratike pas 3 orë mbledhje ka miratuar Eduard Selami dhe Lulzim Bashën si kandidatë për kryetar të selisë blu. Po ashtu u miratua dhe një komision prej 7 anëtarësh të cilët do të administrojnë fushatën dhe procesin e votimeve të 22 korrikut

Paloka: Pati një deklaratë të Patozit, shprehu dëshirën për të kandiduar por me një sërë kushtesh. Po sot deklaroi se kushtet e tij nuk u plotësuan. Për këtë arsye dha mendimin e tij për garën si e sheh ai. Patozi nuk kandidoi, nuk iu plotësuan kushtet që paraqiti dhe nuk kandidoi. Nuk është çështje burokracie, iu kërkua që nëse ishte realisht kandidat duhet të vinte dhe të na thoshte që jam kandidat, kaq.

Mbledhja e kryesisë së PD është është kryesuar prej dy nënkryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe sekretari i përgjithshëm Arben ristani. Fillimisht Paloka, propozoi që në garë nga 8 emra të qëndrojnë vetëm dy Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Paloka: Midis tyre kishte figura të nderuara, të respektuara. Një pjesë ishin thjesht anëtarë të PD. Kur diskutojmë për kryetarin e PD, diskutojmë për liderin aktual të opozitës, kryeministrin e ardhshëm dhe duhet që të paktën figurat të jenë figura qëndrore, publike, me reputacion të njohur nga të gjithë.Gjithmonë janë bërë seleksionime kandidaturash, nuk kanë kandiduar të gjithë kandidatët që kanë shprehur dëshirën apo kanë paraqitur dokumentacionin.

Ndërsa në emër të grupit të kritikëve të bashës ka qenë Gent Malko i cili ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës duke i cilësuar procedurat për zgjedhjet antistatutore, si dhe propozoi shtyrjen e datës së votimeve. Propozim që ka marrë 11 vota pro dhe 30 kundër. Ndërsa Jamarbër Malltezi, i propozoi anëtarëve të kryesisë analizë të hollësishme të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit. I ashpër në qëndrime ka qenë dhe Arben Imami i cili është shprehur se pa një proces të ndershëm dhe garë të hapur nuk do të ketë një ringritje të PD-së. Nga ana e saj Majlinda Bregu ka vijuar me kritikat, duke theksuar se përçarja e PD-së ka nisur katër vite më parë, kohë kur Basha është zgjedhur kryetar i partisë .

Bregu: Kemi nxituar për ti vënë një kapak kësaj humbje dhe për të thënë që ndodhi, ndodhi, na ra kjo e keqe dhe tani të shohim dhe të frymëzojmë demokratët që të ringrihen. Unë vazhdoj të them që ky është një gabim i rëndë. Sot PD po vazhdon lojën luftas, një lojë e cila po i përçan demokratët dhe nuk po i bashkon. Unë nuk besoj që PD është një plaçkë për tu ndarë, as ndërmjet atyre që duan të marrin tani ndojë llokum.

Por Paloka përgjigjet duke theksuar se të gjithë e duan debatin dhe kjo është demokracia.

Paloka: Që të bëhet analizë brenda një mbledhje kryesie nuk është kërkesë normale. Pas diskutimeve e hodha në votim si kërkesë që të mos kishim fryrje të një situate artificiale, por në votim nuk u pranua.Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë analizë. Do të dalin të gjitha përgjegjësitë e zotit Basha, tonat. Do të diskutohen dhe gjatë fushatës.

Pas tre orë mbledhje u kryesia e PD miratoi zhvillmin e procesit në datën 22 korrik si dhe komisionin e administrimit të zgjedhjeve do të kryesohet nga Jemin Gjana dhe përbëhet nga Tritan Shehu, Bardh Spahia, Enkelejd Alibeaj, Albert Avdyli, Minushe Lazaj dhe Dhurata Çupi. Po ashtu dy kandidatët do të kenë të drejtën të propozojnë nga një anëtarë të tyre në komision për të monitoruar procesin.

04 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2