Greqi, asgjesohet rrjeti shqiptar që trafikonte drogë në Athinë dhe ishuj

Tribuna

Policia greke ka asgjesuar një tjetër rrjet të trafikut të drogës, të përbërë krejtësisht nga shtetas shqiptarë.

Policia njoftoi të martën se pas një operacioni të mirorganizuar, janë arrestuar gjashtë persona, një prej të cilëve femër.

Ata akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti që trafikonte drogë në qendër të Athinës, por edhe në disa ishuj të Greqisë.

Gjatë kontrolleve në dy banesa në zonën e Pireut, që shërbenin për magazinimin e drogës, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës 15,8 kg kanabis, 38 gramë kokainë. Sipas komunikatës së policisë, një sasi e këtij kanabisi ishte përgatitur që të dërgohej në ishullin Lesvos.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu, dy automjete, një motoçikletë, dy peshore precizioni dhe 13 celularë.

Policia thotë gjithashtu se ka vërtetuar 80 raste të trafikimit të drogës nga rrjeti në fjalë.

Të gjashtë të arrestuarit pritet të dalin para prokurorit të Pireut që do t’iu komunikojë akuzat, dhe sipas të gjitha gjasave edhe masën e paraburgimit.

04 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2