Selanik, arrestohet 32 vjeçarja shqiptare, akuzohet si drejtuese e një rrjeti që trafikonte drogë

Policia greke ka arrestuar një shtetase shqiptare në Selanik, që e akuzon si një nga drejtuesit e një rrjetit të trafikut të drogës.

Policia thotë se ra në gjurmët e 32 vjeçares pas një hetimi të detajuar. Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën me vete një sasi e vogël kanabisi dhe tre celularë.

Por kontrolli në banesën e saj, nël zonën Tumba, dhe në një ambient që e përdorte për magazinimin e drogës, rezultoi mjaft i frytshëm.

U sekuestruan 42 kg kanabis, 15.525 euro, para të gatshme si produkt i trafikut të drogës, një sasi e vogël, kokaine me peshë 9,2 gramë, dy peshore precizioni elektronike, si dhe dy telefona celularë dhe 7 paketa lidhejeje telefonike.

01 Korrik 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2