Grabisin karburantin në afërsi të Kakavijës, arrestohen pak më vonë

Tribuna

Policia greke ka arrestuar katër shtetas shqiptarë që akuzohen për një grabitje me armë, në rrugën Kakavijë – Janinë.

Të arrestuarit me moshë nga 19 deri 27 vjeç, mësynë në një pikë karburanti pranë vendit të quajtur çesma e Pashait, në afërsi të Kallpakit. Tre prej tyre i kishin fytyrat të maskuara, nën kërcënimin e një arme kallashnikov, ata morën 1.100 euro që ndodheshin në arkën e karburantit, si dhe tre telefona celularë dhe u larguan me këmbë.

Menjëherë u vunë në lëvizje forca të shumta të policisë dhe pas disa orësh ata të katër u gjetën të fshehur në një zonë pyjore, jo shumë larg vendngjarjes.

Policia sekuestroi kallashnikovin me krehrin që kishte 25 fishekë, shumën e vjedhur të eurove dhe celularët, si dhe 18.500 lekë.

01 Korrik 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2