Tsipras: “Është koha që Greqia të ngrihet sërish në këmbët e veta”

Tribuna

“Greqia po çlirohet gradualisht, duke lënë mbrapa recensionin dhe po krijon kushtet për daljen nga mikqyrja”, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, duke folur në konferencën e revistës The Economist. Tsipras gjithashtu vuri në dukje se vendi po përgatitet për rikthimin te normaliteti, me hartën e vet rrugore.

Duke iu referuar daljes së Greqisë në tregjet ndërkombëtare për të marrë kredi si gjithë vendet e tjera sovrane, Tsipras theksoi që “Greqia nuk do të dalë në tregje e mbrojtur nga të tjerët, për arsye thjesht impresioni. Do të dalë me shpatën e vet dhe me kushte të një perspektive jetësore”.

“Prandaj dhe Greqia nuk do të kërkojë pas një viti, në verën e vitit 2018, një linjë kredie me kushte më të mira e rrjedhimisht me angazhime të reja –domethënë një memorandum të ri të kamufluar. Por jemi të sigurt se Greqia do të dalë e pastër dhe me forcat e veta dhe t’i lerë shëndenë përfundimisht memorandumeve dhe vuajtjeve shumëvjeçare të popullit grek”.

Tsipras theksoi se nuk mund të përbëjë alternativë jetësore për Greqinë një program zhvillimi që batohet në reduktimin e pagave, shkatërrimin e tregut të punës dhe zhdukjen e çdo lloj mbrojtjeje sociale.

Kryeministri grek iu referua objektivave të qeverisë që janë “të përmirësojmë performancën e ekonomisë, të forcojmë avantazhet krahasuese të saj dhe të shfrytëzojmë në masën më të mirë dhe euron e fundit që japin taksapaguesit”.

Sipas tij, synohet “të krijojmë vende të reja pune, me raporte të qëndrueshme dhe paga dinjitoze, të shtohen të ardhurat e disponueshme të qytetarëve, me qëllim që të stimulojë pozitivisht edhe konsumin privat që përbën shtyllën kryesore të veprimtarisë ekonomike”.

Tsipras vuri në dukje se “papunësia dy vitet e fundit ka një tendencë të qartë uljeje”, ndërsa parashtroi si objektiv uljen e mëtejshme, përmes intensifikimit të investimeve, vendase dhe të huaja.

“Është koha që Greqia të ngrihet sërish në këmbët e veta”, deklaroi Aleksis Tsipras.

“Rikthimi ynë te normaliteti, me hapa të qëndrueshëm dhe thellimi i reformave dhe transformimi i produktivitetit do të shoqërohet nga besimi i komunitetit ndërkombëtar, investimet do të rimëkëmben dhe ekonomia do të zhvillohet pozitivisht, duke garantuar punë me dinjitet dhe prosperitet për qytetarët. Këtë e meritojnë sakrificat e thuajse një dekade të humbur”, përfundoi kryeministri grek.

30 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2