Demokracia e Re: “Qeveria e paaftë”

Tribuna

“Fatkeqësisht për vendin, zoti Tsipras vazhdon të qëndrojë në realitetin e tij, shumë larg asaj që përjetojnë qytetarët”, ka komentuar Demokracia e Re, fjalimin e kryeministrit Aleksis Tsipras në konferencën e The Economist.

Në një deklaratë për shtyp, partia më e madhe opozitare e akuzon qeverinë se ka treguar një “alergji ideologjike ndaj reformave”, se po “përndjek biznesin e shëndetshëm” dhe se po “e kthen sistemin arsimor shumë dekada mbrapa”, si dhe po shton vazhdimisht barrën e taksave për qytetarët.

“Për gjithë këto arsye është një qeveri që nuk mund të udhëheqë në ristartim dinamik ekonominë , dhe vendin në daljen nga kriza. E ka të pamundur të shfrytëzojë qëndrimin me përgjegjshmëri të opozitës që kontribuon pozitivisht në perspektivat e vendit. Është një qeveri e paaftë që të shkëputet nga e djeshmja”, vihet në dukje në deklaratën për shtyp të Demokracisë së Re.

30 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2