Sulme kibernetike në Ukrainë, Evropë dhe SHBA

Zeri i Amerikes

Ai që u cilësua nga kryeministri i Ukrainës si një sulm kibernetik “i paprecedent” në vendin e tij, është përhapur tani në Shtetet e Bashkuara, tha sot kompania farmaceutike Merck.



"Konfirmojmë se rrjeti i kompjuterave të kompanisë sonë u sulmua sot si pjesë e një hakerimi global. Organizata të tjera janë prekur gjithashtu”, tha kompania Merck përmes një deklarate në Twitter.



Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se po i monitoron sulmet dhe është në kontakt me partnerët e brendshëm dhe ndërkombëtarë.



"Jemi të gatshëm të mbështesim çdo kërkesë për ndihmë”, thuhet në deklaratë.



Bankat, zyrat qeveritare dhe aeroportet në Ukrainë ishin të parat që njoftuan për sulmin kibernetik. Zëvendës kryeministri i Ukrainës, Pavlo Rozenko publikoi një fotografi në Twitter të martën me pamjen e ekranit të kompjuterit të tij të mbyllur, duke thënë se selia e qeverisë ishte mbyllur.



Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se autoritetet në Ukrainë besojnë se sulmet kibernetike mund të kenë ardhur nga Rusia. Megjithatë, kompania ruse e naftës Rosneft njoftoi gjithashtu të jetë sulmuar në të gjitha degët e saj, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.



Një numër kompanish të tjera evropiane kanë njoftuar se kanë qënë gjithashtu objekte të sulmeve kibernetike, përfshi gjigandin britanik të reklamave WPP dhe grupin industrial francez Saint-Gobain.



Ekspertët e informatikës e kanë identifikuar virusin si një program që përdoret zakonisht për të kërkuar një pagesë, duke mbajtur “të bllokuara” të dhënat në kopjuter, derisa të mbërrijë pagesa tek autorët e sulmit kibernetik.

28 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2