Ministria e shëndetësisë këshillon: Si të ruhemi nga vapa

Tribuna

Në prag të mbërritjes së valës së të nxehtit, ministria greke e shëndetësisë i rekomandon publikut dhe veçanërisht personave që u përkasin grupeve të rrezikut të lartë, si:

Gjithë personave të moshës mbi 65 vjeç,

Gjithë ata që vuajnë nga sëmundje kronike si të zemrës, veshkave, pneumoni, mëlçi, diabet, etj.

Gjithë personat që thjesht për arsye shëndetësore marrin barna për sëmundjet e tyre kronike, duhet:

1. Të evitojnë ekspozimin në dritën e diellit. Të kërkojnë vende me hije dhe me freski. Rekomandohen veshje me ngjyra të hapura, të lirshme, mbrojtje të kokës, (të venë kapele ose të mbajnë çadër).

2. Të evitojnë punët e rënda fizike, sidomos në vendet ku ka temperaturë të lartë, lagështirë, si dhe nën diell.

3. T’i kushtojnë kujdes të veçantë ushqimit, si:

- Konsumim të bollshëm të lëngjeve, me preferencë ujë dhe lëngje frutash.

- Të evitojnë konsumimin e alkoolit.

- Të konsumojnë ushqime me kalori të ulëta, kryesisht perime dhe fruta të çdo natyre, duke kufizuar yndyrnat.

4. Të bëjnë vazhdimisht dush.

5. Fëmijtë dhe bebet të vishen sa më lehtë që të jetë e mundur. Posaçërisht për bebet, është e këshillueshme që duart dhe këmbët t’i kenë të lira dhe të mos mbështillen me pelena. T’u jepet shpesh, përveç qumështit (të nënës apo tjetër), edhe ujë.

6. Këshillohet qëndrimi në mjedise ku ka kondicionerë apo ventilatorë.

7. Kujdes i veçantë të bëhet atëherë kur temperaturat e larta shoqërohen edhe nga fenomenet e rritjes së ndotjes atmosferike.

28 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2