Vjen vala e të nxehtit me temperatura deri në 43 gradë

Tribuna

Vala e parë e të nxehtit për këtë vit, me temepratura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius, do të mbërrijë në Greqi ditët e ardhshme.

Shërbimi Meteorologjik grek (EMY) ka nxjerrë një buletin emergjence, ku vihet në dukje se që nga e mërkura do të shënohet rritje graduale e temperaturës që do të arrijë të premten nivelin maksimal të 43 gradëve.

EMY bën me dije se temperatura sipas zonave do të jetë:

Zonat kontinentale:

Të mërkurën, 39 gradë

Të enjten, 40 – 41 gradë

Të premten dhe të shtunën, 42 – 43 gradë

Të dielën, në zonën perëndimore, 37-39 dhe në zonat e tjera 40-42 gradë.

Në zonat bregdetare dhe ishullore:

Të mërkurën dhe të enjten, 35 gradë

Të premten dhe të shtunën, 36 – 38 gradë

Të dielën në perëndim 33 – 35 dhe në zonat e tjera, 37-39 gradë celsius.

Të hënën temperatura do të shënojë rënie graduale, që do të ndihet në të gjithë vendin.

28 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2