Vazhdon greva, plehrat mbeten rrugëve

Tribuna

Punonjësit e sektorit të pastrimit të bashkive kanë vendosur të vazhdojnë grevën e tyre, pasi ata e vlerësuan si të pakënaqshme ofertën e kryeministrit Tsipras gjatë takimit që patën të martën.

Kështu, ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuara parqet e makinave dhe landfillet (fushat e plehrave).

Greva vazhdon prej disa ditësh në shenjë proteste ndaj mosrinovimit të kontratave të punës për punonjësit sezonalë.

Ministria e shëndetësisë ka paralajmëruar mbi rreziqet që mbart për shëndetin publik lënia e plehrave për ditë të tëra pa u mbledhur. Vala e të nxehtit e shton mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive, nënvizohet në një qarkore të kësaj ministrie.

Konfederata sindikale e punonjësve të bashkive ka njoftuar se greva do të vazhdojë “me intensitet dhe unitet më të madh”, dhe u bën thirrje anëtarëve që të forcojnë bllokimet e landfilleve, me qëllim që edhe në rastet kur një bashki i grumbullon plehrat, të mos ketë se ku t’i hedhë ato.

28 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2