Basha: Ngrij të gjitha funksionet si kryetar në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, deklaroi se do të ngrijë të gjitha funksionet si kryetar i Partisë Demokratike.



Duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë mbështetësve në këtë proces, Basha tha se “projekti që unë kisha u mbështet nga njerëzit e zakonshëm. I kam hasur në të gjithë vendin njerëz që kishin humbur të ardhmen nga padrejtësia e shtetit. Kam biseduar me ta për hallet që kanë dhe të braktisur nga shteti. Qindra mijëra qytetarë prindër, nëna, motra, të rinj e të reja, shumicën e heshtur me të cilën nisa një rrugëtim për përmbysjen e sistemit me protestën që bëmë në “Çadrën e Lirisë” ku protestuam për 90 ditë dhe mori jetë ëndërra për një republikë të re”.



Më tej, Basha shtoi se “e di, e kam parë në dritën e syve të njerëzve që u bënë pjesë dhe nisëm bashkë në këtë rrugëtim, kërkuan shpresë dhe e gjetën atë, por në zgjedhjet e 25 qershorit diçka nuk funksionoi, me gjithë përpjekjet që bëmë me ligjin e dekriminalizimit, me betejën pa kompromis me drogën, me imponimin që i bëmë Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtare, serish krimi dhe paraja e pisët nuk u ndalën”.



“Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur dhe të vërtetë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e PD-së dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë por nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së, këtë do ta përcaktojnë demokratët”, tha Basha.



Basha theksoi se “për këtë arsye me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD-së, dhe t’ua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit një anëtar, një votë. Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një debat dhe garë të hapur , të ndershme dhe të barabartë”.



“Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha por unë e di se çfarë ka ndodhur, jam i vendosur të mbaj përgjegjësi , jo duke ikur , jo duke braktisur demokratët e qindra mijë shqiptarë , por duke luftuar deri në fund me ta dhe për ta”, përfundoi Basha.

28 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2