Zgjedhjet e 25 qershorit: Vijon numërimi në rang vendi. Kryeson PS me 50 % të votave

Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në rang vendi, deri në orën 10.00 janë numëruar 1 971 kuti nga 5 362 kuti, ku Partia Socialiste ka marrë 247 242 vota, ose 50 % të votave. Partia Demokratike rezulton me 137 305 vota, ose 28 % të votave.

Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 75 318 vota, ose 15 % të votave.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet renditet e katërta me 19 688 vota, ose 4 %, e ndjekur nga Lista e Barabartë me 1 %, ose 5 051 vota.

Partia Social Demokrate deri tani numëron 2 599 vota gjithsej.



Numërohen 181 kuti në Gjirokastër, PS kryeson me 60 %

Në qarkun e Gjirokastrës grupet e numërimit deri në orën 08.00 kanë numëruar 181 kuti nga 235 gjithsej në këtë qark.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë deri tani 15 238 vota ose 60 % të votave të numëruara.

Partia Demokratike ka marrë gjithsej 6 394 vota, ose 20 % të votave të numëruara, ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 5 948, ose 20 % të votave të numëruara deri tani.



Përfundon numërimi i votave në Pukë e Fushë-Arrëz, fiton PS

Përfundon procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr. 7 dhe nr. 8, në bashkinë e Pukës dhe të Fushë-Arrëzit.

Sipas rezultateteve të publikuara, në Pukë, Partia Socialiste ka kryeson me 4260 vota, kundrejt 1307 vota që ka marrë PD.

Ndërsa në Fushë Arrëz, Partia Socialiste kryeson me 2720 vota, kundrejt 1018 vota që ka marrë PD.

Më poshtë rezultatet përfundimtare në KZAZ-në nr.7 në Pukë:

PS 4260 vota

PD 1307 vota

LSI 597 vota

PDIU 61 vota

PSD 309 vota

Fletë votimi të pavlefshme 164



Rezultatet përfundimtare në KZAZ-në nr. 8, në Fushë-Arrëz:

PS ka marrë 2720 vota,

PD 1018 vota,

LSI 597 vota,

PSD 199 vota.



Shkodër: PS deri tani me 5 mandate, PD 4, LSI 1

Në qarkun e Shkodrës deri në këto momente Partia Socialiste kryeson me 12463 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 9149 vota, Levizja Socialiste per Integrim me 2958 si dhe PSD me 2547 vota.

Deri tani janë numëruar 115 kuti nga 421 kuti në total. Nga te dhenat, PS mer 5 mandate, PD 4 mandate, LSI 1 mandat dhe PSD 1 mandat.



KQZ- Numërohen 76 kuti në Kukës, kryeson PD me 66.7 %

Në qarkun e Kukësit grupet e numërimit deri në 07.00 kanë numëruar 76 kuti nga 173 gjithsej në këtë qark.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë 7 185 vota ose 33.3 % të votave të numëruara.

Partia Demokratike ka marrë gjithsej 8 824 vota ose 66.7 % të votave të numëruara.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 1 126 vota.



Dibër: Numërohen 100 nga 259 kuti votimi

Në Qarkun e Dibrës vijon procesi i numërimit të votave dhe deri në orën 07:00, rezulton se janë numëruar 100 nga 259 kuti.

Nga numërimi rezulton se Partia Socialiste kryeson me 11755 vota, e ndjekur nga PD me 8562 vota dhe LSI me 5255 vota, ndërsa PDIU ka marrë 4099 vota.

Sipas përqindjeve, rezulton se PS ka marrë 33.3 % të votave, PD ka marrë 33.3 %, LSI 16.7 % dhe PDIU 16.7 % të votave.



Numërohen 237 kuti në Tiranë, PS kryeson me 51.5 %

Në qarkun e Tiranës grupet e numërimit deri në orën 07.00 kanë numëruar 237 kuti nga 1.198 gjithsej në këtë qark.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë deri në këtë orë 39 851 vota, ose 51.5 % të votave të numëruara.

Partia Demokratike ka marrë gjithsej 25 211 vota, ose 33 % të votave të numëruara.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 11 430, ose 15.2 % të votave të numëruara deri tani.

Ndërsa partia Lista e Barabartë ka marrë 3 174 vota.



Vlorë: Numërimi deri në kutinë e 178 nga 447 në total, kryeson PS me 61.0%

Deri në orën 07:00, numërimi në Qarkun e Vlorës ka mbërritur deri në kutinë e 178 nga 447 në total.

Forcë e pare deri në këtë moment rezulton PS me 26296 vota, ose 61.0% u ndjekur nga PD me 8897 ose 20.6%, LSI me 5315 vota ose 12.3% dhe PDIU me 1324 vota ose 3.1%.



Fier: Numërimi deri në kutinë e 94, PS forcë e parë me 61,0 %

Në qarkun e Fierit deri në kutinë e 94 të numëruar deri tani, nga 591 kuti votimi që janë në total, kryeson Partia Socialiste me 28537 vota ose 61.0%.

Me pas vjen Partia Demokratike me 12539 vota, ose 20.6%, për të vijuar më tej me Lëvizjen Socialiste për Integrim me 6012 vota, ose 12.3%. Ndërsa PDIU numëron 1540 vota, ose 3.1%.



Lezhë, kryeson PS me 42.9%

Në Qarkun e Lezhës vijon normalisht procesi i numërimit të votave.

Informacionet e fundit nga KQZ tregojnë se deri në orën 07:00 janë numëruar 87 nga 263 kuti.

Nga të dhënat paraprake të votimit rezulton se PS kryeson me 9610 vota, e ndjekur nga PD me 7331 vota, ndërsa LSI ka marrë 3289 vota.

E shprehur në përqindje, PS ka marrë 42.9 %, PD 42.9 % dhe LSI 14.3 %.



Korçë: Numërohen 171 nga 463 kuti, kryeson PS me 45.5 %

Në Qarkun e Korçës vijon procesi i numërimit të votave.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se deri në orën 07:00 janë numëruar 171 nga 463 kuti votimi.

Në bazë të këtij numërimi rezulton e para PS me 21 968 vota, duke u ndjekur nga PD me 15 383 vota dhe LSI me 8 229 vota. E thënë ndryshe, PS ka 45.5 % të votave, PD 36.4 % dhe LSI 18.2 % të votave.



Durrës: PS në krye deri në kutinë e 34

Deri tani në Durrës janë numëruar 34 kuti nga 460 në total, ku forca kryesuese është PS me 5952 vota, ose 56.6%.

Në bazë të këtij numërimi, PS ndiqet nga PD me 3153 vota, ose 30.0% dhe LSI me 933 vota, ose 8.9%. Rezultati i përket ores 07:00 të mëngjesit të sotëm.

26 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2