Exit Poll-i: Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet

Tribuna

Televizioni Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas Exit Poll-it, zgjedhjet i fiton Partia Socialiste me 45-49%, pason Partia Demokratike me 30-34%, LSI 11-15%, LIBRA 1-3% dhe PDIU 3-5%.

Gjithmonë sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Antonio Noto drejtori i IPR Marketing tha se PS mund të arrijë më shumë se 71 mandate.

Noto shtoi se marzhi i gabimit në sondazhin e kryer është +/-2.

25 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2