Basha mbyll fushatën në Tiranë: Më 25 Qershor, themelojmë Republikën e Re

Partia Demokratike, ka zgjedhur kryeqytetin për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Thirrjen e fundit drejtuar votuesve demokratët, kreu i opozitës Lulzim Basha zgjodhi ta përcjellë nga sheshi para Kryeministrisë ku protestuan për 3 muaj me radhë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se diçka e madhe dhe e re po vjen për shqiptarët.

“E reja që po vjen do të sjell me vete impakt të ri mes politikës dhe qytetarit. Kurrë më nuk do të ketë kryeministra që krekosen me djersën e tuaj. Kurrë më s’do ketë deputet që shkelin djersën tuaj. Ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve dhe ekonomisë. Ekonomia është kryefjala jonë”, tha Basha.

Duke folur për ekonominë, kreu i PD u shpreh se, ” taksat e larta dhe inspektorët që terrorizojnë biznesin, ky është Rama. Ndërkohë ne kemi bekimin e Merkel, mbështetjen e Trump për të çuar përpara Shqipërinë. Dita e dielë ndan gjithçka. Ju e keni marrë vendimin, prandaj jeni këtu në këtë shesh dhe të gjithë shqiptarët që mbushën të gjitha sheshet e rrugës së vendit duke mirëpritur Republikën e Re, ju të gjithë mbushni kutitë e votimit për fitimin e madh. Ndihuni mirë që jemi shqiptarë dhe jemi krenarë për këtë”, tha Basha.

Kreu i PD-së Basha teksa u kujtoi mbështetësve fitoren e opozitës për kauzën e zgjedhjeve, deklaroi se kur PD bën një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara.

“110 ditë më parë republika e vjetër krekosej mbi Shqipërinë e mjeruar, shqiptarët nuk shihnin dritë në fund të tunelit, 101 ditë më parë demokratët u ngritën dhe nisën një marshim në të cilin sot janë bashkuar shumica e Shqipërisë. Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara, Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur sollëm demomkracinë, kur liberalizuam vizat dhe u anëtarësuam në NATO dhe kështu do të jetë edhe ditën e dielë kur do të themelojmë republikën e re”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha ftoi qytetarët të mbushin qendrat e votimit ditën e dielë.

“Me datë 25 nuk jemi nisur drejt pazarave dhe kompromiseve por drejt fitores. I bëj thirrje çdo kujt ti bashkohet kësaj lëvizje të jashtëzakonshme. Të zhgënjyerit, të braktisurit. Mos rrini në shtëpi, bashkohuni me ne, bëhuni pjesë themeluese e Republikës së re. Të dielën e votojmë të gjithë së bashku”, tha Basha.



PD, i vetmi koalicion që mund t’i kthejë dinjitetin e humbur vendit

Më hjerët, Basha foli në Durrës, ku deklaroi se “beteja jonë të dielën për të nderuar historinë e Shqiptarëve është pikërisht kutia e votimit, ku shqiptarët duhet të zgjedhin për veten e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë”.

“Jemi në një amfiteatër ku është jetësuar historia e flamurit tonë kombëtarë, tashmë jemi në një betejë tjetër, atë të rikthimit të dinjitetit për flamurin tonë kombëtarë”, tha Basha. Sipas tij, në vendin tonë luftohet me çmimet më të larta në Ballkan, ndërkohë që rroga mesatare është më e ulëta në Ballkan.

“Fshati shqiptar ka humbur shpresën. Fermeri nuk ka të ardhur. Studentët nuk kanë të nesërme. Oligarkët kanë në dorë fatin e gjithkujt, por ne, Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të reagojë ndaj kësaj dhe do të çlirojë Durrësin nga bandat e Gjushit (Vangjush Dako) dhe Shqipërinë nga bandat e Ramës”, tha Basha.

Kreu i PD tha se i vetmi koalicion që mund t’i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike, Republika e Re.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas 4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re,” tha Basha.

24 Qershor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2