Nis zbatimi i Vettingut. Kuvendi miraton me 100 vota anëtarët e institucioneve të rivlerësimit

Tribuna

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të shtunën me 100 vota pro, 2 vota kundër dhe 5 abstenime anëtaret e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, i thirrur për ngritjen e tre organeve të vettingut, deputetët, përmes votimit të fshehtë elektronik, miratuan në bllok listën me 27 anëtarët e tre institucioneve: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë.

Ndërsa, me votim të fshehtë elektronik, deputetët miratuan në bllok listën me 27 anëtarë të tre institucioneve: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë.

Lista përfundimtare e komisionerëve, gjyqtarëve dhe komisionerëve publikë të zgjedhur është si më poshtë:



Komisionerë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Etleda Çiftja

Firdes Shuli

Genta Tafa (Bungo)

Xhensila Pine

Brunilda Bekteshi (Vasha)

Roland Ilia

Suela Zhegu

Valbona Sanxhaktari

Pamela Qirko

Alma Faskaj (Vokopola)

Lulzim Hamitaj

Olsi Komici

Vojo Malo Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e

Pavarur të Kualifikimit

Pal Shkambi Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e

Pavarur të Kualifikimit.



Gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ardian Hajdari

Natasha Mulaj

Sokol Çomo

Ina Rama

Luan Daci

Albana Shtylla

Rezarta Schuetz

Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.



Komisionerë publikë

Herald Saraçi

Florian Ballhysa

Dariel Sina Zëvendësues për pozicionin Komisioner Publik

Aldona Sylaj Zëvendësues për pozicionin Komisioner Publik.



12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri. Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë.

Të vetmit që votuan kundër kësaj liste ishin dy deputetët e Partisë Demokratike, të lënë jashtë listës së kandidatëve në këto zgjedhje, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Të pranishëm në seancën e pasdites ishin dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe përfaqësues të misionit EURALIUS, të angazhuar maksimalisht për reformën në drejtësi.

17 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2