Basha: “Jo koalicion me Ramën”

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ tha se tani shoh njerëz me shpresë e një besim të madh tek ne.

“Ti japim fund republikës së politikanëve dhe të bëjmë republikën e qytetarëve, tha Basha, ndërsa shtoi se me qeverisjen e Ramës humbi shpresa e njerëzve. “Unë kam qenë afër qytetarëve dhe nuk shikoja fytyra të gëzuara. Fjalët e tyre ishin s’ka punë, s’ka lekë. Ndërsa sot njerëzit kanë shpresë. Rama nuk ka plan kurse unë kam një plan me ekspertizë europiane për të krijuar punësim dhe për ta nxjerrë ekonominë nga kriza, tha Basha.

Referuar hipotezave për një koalicion PS-PD, Basha e tha qartazi “nuk ka qeverisje me Edi Ramën.

Ai deklaroi se “vota për mua Kryeministër është votë për një program ekonomik”. “Më 25 Qershor nuk do bëhen llogari kush do bëjë koalicion me kë, por do hapet një derë e re për Shqipërinë”, tha ai. Sipas Bashës, kjo do të thotë se do të realizohet programi i Partisë Demokratike.

“Ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve do të shkojnë para drejtësisë dhe pas hekurave. Ne do të anulojmë koncensionet, të cilat i kanë kushtuar shqiptarëve 550 milionë euro”, tha Basha. Sipas tij, gropa financiare në 4 vite është miliarda euro, për shkak se taksat e larta po detyrojnë bizneset të punojnë me dy bilance.

“Rama nuk ka mbajtur premtimet, premtoi 300 mijë vende pune, dhe i mbylli vendet e punës”, tha Basha. Kreu demokrat tha se paratë janë për të realizuar çdo projekt të Republikës së Re.

17 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2