Biznesmeni shqiptar, “boss” i rrjetit që trafikonte kokainë të shtrenjtë në Greqi dhe Europë

Tribuna

Media greke thotë se një nga biznesmenët më të fuqishëm të Shqipërisë është arrestuar për trafik kokaine.

Ai madje sillet si kreu i grupit që është asgjesuar këto ditë, pse sekuestrimit të 20 kg kokaine, për të cilën fillimisht ishte thënë se i përkiste një biznesmeni grek, gjithashtu i arrestuar.

Megjithëse ngjarja në fjalë ka disa ditë që ka dalë në dritë dhe po vazhdon të “pasurohet” me informacione të reja mediatike, policia greke ende nuk ka bërë një komunikim zyrtar mbi operacionin.

Por as ka bërë ndonjë përgënjeshtrim për gjithë sa janë publikuar deri më tani.

Në fakt operacioni ka filluar para disa kohësh, dhe u aktivizua edhe shërbimi inteligjent, me pajisjen supermoderne të përgjimeve.

Kështu, pas përgjimit të bisedave midis biznesmenit shqiptar dhe një greku, gjithçka ishte më e lehtë.

Disa ditë më parë, një njësi e departamentit antidrogë ka shkuar në qytetin e Trikalas, në krahinën e Thesalisë dhe ka bërë kontroll në banesë e më pas edhe në një fabrikë të konservimit të ushqimeve. Në të dy këto objekte është gjetur një sasi kokaine prej 20 kilogramësh, e ndarë në dy pjesë të barabarta. Kjo ka mjaftuar që t’i vihen prangat biznesmenit grek, një emër shumë i njohur në komunitetin vendas, meqë kishte qenë edhe president i një ekipi futbolli.

Paketat me drogë kishin të stampuar logon e revistës Playboy, çka dëshmonte se ajo ishte prodhuar nga një kartel i caktuar në Kolumbi.

Por jo vetëm kaq, logoja e Playboy-it tregon gjithashtu se kokaina ishte e një cilësie mjaft të lartë, që në tregun grek shitet 100 euro për gram.

Deri tani numri i të arrestuarve raportohet se ka shkuar në katër, mes të cilëve edhe biznesmeni i fuqishëm shqiptar. Për këtë të fundit, media greke thotë se është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, me biznese jo vetëm në vendin e tij, por edhe më gjerë në Ballkan e zona të tjera të botës.

Policia po vazhdon kërkimet, pasi ka të dhëna që ende ka sasi të mëdha nga e njëjta kokainë, të fshehura në Athinë dhe zona të tjera të Greqisë veriore.

17 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2