Ajo çka zjarri i Londrës na tregon për krizën e demokracive perëndimore

Shkrimi i mëposhtëm është një opinion që një ndër gazetat më prestigjioze amerikane ”The Washington Post” bëri me rastin e zjarrit në kullën londineze “Grenfell”, që ka shkaktuar deri tani 30 të vdekur

Nëse nuk e keni patur mendjen, Britania e Madhe sapo ka zhvilluar zgjedhjet elektorale dhe Partia Konservatore në pushtet, që pritej të fitonte, shënoi një humbje të thellë.

Ekspertët nuk i dhanë asnjë shans për të fituar Jeremy Corbyn, liderit të Partisë Laburiste të opozitës.

Për të qenë më të qartë, ai e zhvilloi fushatën duke mbrojtur platformën e opozitës së rreptë mbi masat shtrënguese të caktuara nga Partia Konservatore që prej shumë kohësh, një mesazh që pati ndikim negativ veçanërisht te studentët dhe të pakënaqurit.

Por, për më tepër, kush do të votonte për një marksist jo të reformuar tërësisht, një njeri që flirtonte publikisht me IRA-n, Hugo Chavezin dhe Hamasin?

Siç u vërtetua, ka patur shumë votues të cilët preferuan “ Loony Labour Left “ (një etiketim i përdorur në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të Britanisë së Madhe në 1987 dhe më pas nga Partia Konservatore dhe nga gazetat britanike që mbështetën Partinë Konservatore si një masë e shmangies së interesit nga politikat e së majtës – shën. i përkth.) në vend të kandidatëve ekzistues, shumë prej tyre për t’i hequr kryeministres, Theresa May shumicën e votave.

Edhe një herë, ekspertët janë të hutuar.

Zjarri i tmerrshëm në kullën “Grenfell”, në perëndim të Londrës, mund të shërbejë si element për të shpjeguar se përse ngjarjet rrodhën në këtë mënyrë.

Ndërtesa 24-katëshe ishte një ishull i banesave publike i rrethuar nga pasuri të patundshme të shtëpive përrallore që janë përhapur kudo në qytet në vitet e fundit, çmimet e të cilave nuk mund të përballoheshin nga familjet e klasës së mesme.

Banorët e kullës “Grenfell” kishin kohë që kishin paralajmëruar për sigurinë e dobët të ndërtesës së tyre, por askush nuk i kishte kushtuar rëndësi.

Parashikimi e tyre mbi sigurinë u vërtetua mëngjesin e 14 qershorit, kur zjarri pushtoi kullën “Grenfell“. Sistemi qendror i alarmit të zjarrit kishte dështuar, ndrërkohë që edhe sistemet e ujit me presion nuk funksionuan mirë.

Të paktën 30 persona kanë vdekur deri tani, por numri i fundit ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Ka patur rreth 600 persona në ndërtesë kur filloi zjarri dhe dhjetra të tjerë nuk janë gjetur ende.

Disa prej tyre vendosën të hidhen nga katet e sipërme, në vend që të digjeshin të gjallë, skenë kjo që të kujton Kullat Binjake më 11 shtator 2001.

Megjithatë, fajtorët këtë herë nuk ishin terroristët.

Shumë londinezë fajësuan menjëherë neglizhimin sistematik të pushtetarëve.

“Pabarazia në këtë vend midis të pasurve dhe të varfërve është e neveritshme,” tha Danny Vance, një pastor lokal, për një intervistues të gazetës “London Paper”.

Disa nga teoritë në lidhje me zjarrin mund të jenë të ekzagjeruara.

Disa banorë vendas pohuan se zjarri ishte ndezur pjesërisht nga veshja që i ishte shtuar së fundmi ndërtesës, në pjesën e jashtme të strukturës për të fshehur pamjen e vjetër të saj në lagjen përreth.

Por, këto ide që ngrihen nga vetë banorët tregojnë shumë për problemet që fshihen në shoqërinë britanike.

Megjithatë, ju nuk duhet t’i besoni çdo gjëje që thuhet.

Në një artikull në gazetën “Financial Times”, kolumnisti Edward Luce argumenton se bota anglo-amerikane është bërë viktimë e arrogancës së vet.

Ai kujton se si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përqafuan tërësisht reformat e tregut të lirë gjatë revolucionit e vitit 1980 të presidentit Reagan dhe kryeministres Thatcher.

“Ata patën arsye të mira për ta bërë këtë, por ata e tejkaluan masën”.

Qindra mijëra avokatë dhe financues francezë mund të jenë zhvendosur në Londër në gjeneratën e fundit.

Britanikët filluan t’i rrisin shumë më tepër çmimet brenda kryeqytetit.

Dhe, siç vazhdon Luce: Si i vendosni ju një vlerë demokracisë? Për të gjithë ngecjen ekonomike të saj, Franca ka bërë një punë më të mirë për ekonominë e saj ndryshe nga rivalët anglosaksonë.

Sipas një statistike, 10 vite më parë, në Francë kishte më shumë meshkuj të moshës madhore në punë sesa kishte në SHBA.

Niveli i pabarazisë së të ardhurave në Francë është më i ulët se ai i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të dyja vendet janë në krye të ligës së koeficientit Gini (koeficienti i të ardhurave për frymë – shën. i përkth.).

Në mesin e klubit të ekonomive të zhvilluara të OECD-së, vetëm Kili dhe Meksika janë më të dobëta krahasuar me SHBA-në.

Ajo që vlen për Francën mund të jetë e vërtetë edhe për Gjermaninë, që duket e vendosur të rizgjedhë një qeveri të moderuar në shtator.

Votuesit e presidentit Trump, të cilët ai i quan “njerëzit e harruar”, duket se janë më shumë të motivuar nga ankthi kulturor.

Ata që votuan për Brexit u detyruan të marrin kontrollin mbi jetën e tyre, sovranitetin nga një vend i largët dhe kërcënues si Brukseli.

Megjithatë, faktori ekonomik nuk mund të injorohet, veçanërisht kur fatkeqësitë si zjarri në kullën e Londrës tregojnë se pabarazia e rrënjosur mund të jetë një çështje jete ose vdekjeje.

Vetëm për një masë të mirë, Luce thekson se britanikët dhe amerikanët thyejnë rekordin me mburrjet e tyre rreth ekonomisë që bien ndesh me këto realitete të zymta.

Është e habitshme se si shumë të rinj në të dy vendet gjithnjë e më shumë po e ndiejnë se kapitalizmi nuk jeton dot vetëm me reputacionin e tij tashmë të njohur.

Për të qenë të sigurt, problemet me të cilat ballafaqohen demokracitë liberale shkojnë përtej ekonomisë së dukshme.

Ekziston gjithashtu një ndjenjë e ndarjes dhe mosbesimit, një paranojë e heqjes së lirisë.

Mos po na dëgjojnë liderët e Perëndimit?

(Autor: Christian Caryl, The Washington Post). Burimi: ATSH

16 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2