Takimi i Eurogrupit: Greqia merr këstin 8,5 miliardë euro

Tribuna
Nga takimi i të enjtes: Ministri grek i financave Tsakalotos, bisedon me homologun gjerman, Schauble dhe ministrin francez të ekonomisë dhe industrisë Bruno Le Maire.

Ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar çlirimin e këstit të kredisë për Greqinë, çka eviton shqetësimet për një krizë të re në raportet e Athinës me kreditorët.

Madje Greqia ka përfituar rreth 1 miliardë euro më tepër nga ç’parashikonte marrëveshja, dhe kjo ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie në Athinë.

“Sot Greqia po ndryshon faqe. Kemi një marrëveshje që u përgjigjet sakrificave të popullit grek”, komentoi kryeministri Tsipras.

Arritja e marrëveshjes për gjithë elementët u njoftua një përfundim të takimit nga presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem. Ministrat vendosën disbursimin e një kësti prej 8,5 miliardë eurosh, nga kredia me vlerë të përgjithshme 86 miliardë që i është akorduar Greqisë që prej dy vjetësh.

Pjesë më e madhe e këtij kësti do të përdoret për shlyerje të kredive më të hershme, ndërsa rreth një miliardë për detyrime të shtetit ndaj sektorit privat vendas.

Por më e rëndësishmja, lidhet me borxhin grek, që përbënte dhe pritshmërinë kryesore të Athinës. Dijsselbloem deklaroi gatishmërinë e Eurogupit që, nëse është e nevojshme, të zgjasë maturimin e bondeve greke për një afat nga 0 deri në 15 vjet. Gjithashtu, lehtësirat për borxhin do të ndërlidhen edhe me performancën e ekonomisë greke.

Por Dijsselbloem theksoi se është e nevojshme që financat publike të Greqisë të mbeten në një kurs të qëndrueshëm.

Ministrat e financave të eurozonës kanë përshëndetur miratimin e masave të reja nga parlamenti grek, muajin e kaluar, ndërsa janë angazhuar që të vazhdojnë mbështetjen ndaj Greqisë edhe pas përfundimit të programit të shpëtimit, vitin e ardhshëm.

“Eurogrupi ka rënë dakord se disbursimet e ardhshme do të duhet të përfshijnë jo vetëm shlyerjen e detyrimeve, por edhe forcimin e besimit të investitorëve dhe mbështetjen e Greqisë për të patur akses në tregjet financiare”, thuhet në deklaratën e miratuar mbrëmjen e të enjtes.



16 Qershor 2017

Madridi dënon “mashtrimin” në Katalonjë

Pavarësia e shpallur e Katalonjë dhe ndërkohë e pezulluar është një “farsë” që do të çojë në “përballje” ekonomike dhe sociale, deklaroi sot kreu i diplomacisë spanjolle.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2