Tsakalotos: Optimist për arritjen e një marrëveshjeje për borxhin grek

Ministri grek i Financave, Euklidis Tsakalotos u shpreh sot optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët, zonën euro dhe FMN-në, që do të mundësonte dhënien e kredisë për Greqinë, por gjithashtu dhe një lehtësim të borxhit.

Ministrat e Financave të zonës euro, Eurogrupit, do të mblidhen sot në Luksemburg, më praninë e drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, me shpresën e zhbllokimit të planit të tretë të ndihmës për Athinën me vlerë prej 86 miliardë eurosh nënshkruar në korrik të 2015.

Koha kalon për Greqinë, që duhet të rimbursojë në muajin korrik më shumë se shtatë miliardë euro për kreditë e vjetra dhe i nevojitet një kredi e re.

Por, Athina ka kërkuar gjithashtu masa lehtësuese për borxhin, ndryshe ajo kërcënon të refuzojë një marrëveshje të mundshme, gjë që do ta zhyste zonën euro në dyshime.

Pyetur mbi mundësitë e një marrëveshjeje para takimit të Eurogrupit Tsakalotos u shpreh optimist duke përdorur një ton më të moderuar se zyrtarët grekë, përfshirë dhe kryeministrin, Aleksis Cipras, këto ditët e fundit.

15 Qershor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2